Deprecated: iconv_set_encoding(): Use of iconv.internal_encoding is deprecated in /home2/kzlnorg/public_html/libraries/joomla/string/string.php on line 28

Deprecated: iconv_set_encoding(): Use of iconv.input_encoding is deprecated in /home2/kzlnorg/public_html/libraries/joomla/string/string.php on line 29

Deprecated: iconv_set_encoding(): Use of iconv.output_encoding is deprecated in /home2/kzlnorg/public_html/libraries/joomla/string/string.php on line 30

Strict Standards: Declaration of JParameter::loadSetupFile() should be compatible with JRegistry::loadSetupFile() in /home2/kzlnorg/public_html/libraries/joomla/html/parameter.php on line 512

Strict Standards: Only variables should be assigned by reference in /home2/kzlnorg/public_html/plugins/system/bigshotgoogleanalytics/bigshotgoogleanalytics.php on line 29
Njoftim për shtyp - KZLN publikon studimin kërkimor “Monitorimi i Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor Parësor në Shqipëri”

Strict Standards: Only variables should be assigned by reference in /home2/kzlnorg/public_html/plugins/content/myFlickr/myFlickr.php on line 241
  • Final-ConferenceZV2015
  • Results-main-01

Strict Standards: Only variables should be assigned by reference in /home2/kzlnorg/public_html/plugins/content/myFlickr/myFlickr.php on line 241

Strict Standards: Only variables should be assigned by reference in /home2/kzlnorg/public_html/plugins/content/myFlickr/myFlickr.php on line 241

Njoftim për shtyp - KZLN publikon studimin kërkimor “Monitorimi i Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor Parësor në Shqipëri”

Tiranë, më 10 Mars 2015 - Koalicioni për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci të qendrueshme (KZLN-DQ) paraqiti sot rezultatet e studimit "Monitorimi i Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor Parësor në Shqipëri". Në një datë të vetme në 16 tetor 2014, KZLN vëzhgoi 550 Qendra Shëndetësore të Kujdesit Parësor (QSHKP) në Shqipëri. Vëzhgimi u krye në bazë të një pyetësori me 9 seksione dhe sipas parimeve statistikore. Vëzhguesit e angazhuar qëndruan në qendrat e përzgjedhura që nga momenti i hapjes së qendrave shëndetësore sipas orarit zyrtar të tyre dhe raportuan disa herë gjatë ditës lidhur me gjetjet sipas pjesëve të pyetësorit.
Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është që të ndikojë në përmirësimin e aksesit të qytetarëve shqiptarë për të marrë shërbimin e duhur mjekësor nga njësitë e kujdesit shëndetësor parësor dhe realizimi i një analize të vlefshme mbi funksionimin e qendrave shëndetësore në të gjithë Shqipërinë, tha Mirela Arqimandriti, drejtuese e projektit. Ajo vazhdoi duke thënë se i gjithë studimi shërbeu për të nxjerrë në pah cilat janë pikat e forta dhe të dobëta të qendrave shëndetësore dhe cilat fusha investimi mund të konsiderohen më të efektshme.
Në këtë aktivitet mori pjesë z.Ilir Beqaj, Ministër i Shëndetësisë, i cili theksoi:"Mbulimi universal mbetet sfida kryesore për reformimin e kujdesit shëndetësor dhe, padyshim, zgjerimi dhe forcimi i kujdesit shëndetësor parësor është thelbësor në kapërcimin e barrierave financiare, gjeografike e kulturore".
Ky aktivitet u përshëndet nga z. Donald Lu, Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Znj. Eriona Mulellari, koordinatore e projektit, e cila paraqiti gjetjet e studimit tha se: bazuar në të dhënat e vëzhgimit, pothuajse 85% të qendrave shëndetësore ndjekin rregullat e duhura të hapjes; 95 % e qendrave shëndetësore ofrojnë të gjitha shërbimet që një qendër shëndetësore duhet të ofrojë sipas standardeve të miratuara; sidoqoftë, 93.7% e qendrave shëndetësore në Shqipëri nuk janë të pajisura për t'i shërbyer popullatës me aftësi të kufizuara dhe 95 % e qendrave shëndetësore kryesore nga 415 të tilla në gjithë Shqipërinë vetëm 5 % e tyre ofronte shërbime laboratorike.
Ndërsa përsa i përket rekomandimeve znj. Blerta Balilaj menaxhere e monitorimit tha se Qeveria Shqiptare duhet të parashikojë rritje të buxhetit në dispozicion të Ministrisë së Shëndetësisë, i cili duhet të kapë shifrën 10–12% të buxhetit të shtetit, nivel i barabartë me vendet e rajonit. Duhet të përmirësohet infrastruktura e qendrave shëndetësore dhe të investohet në paisje, medikamentet dhe rregullat e mbajtjes së dokumentacionit një pjesë e të cilit duhet të mbahet elektronikisht. Ndërkohë pushteti lokal dhe drejtoritë rajonale të shëndetësisë duhet të bashkëpunojnë me Ministrinë e Shëndetësisë për të parashikuar ndërhyrjet investuese sipas nevojave të evidentuara nga raportimi periodik i sektorëve të monitorim supervizimit.

Projekti për Vëzhgimin e Qendrave Shëndetësore u mbështet nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) përmes organizatës Assist Impact dhe me asistencën teknike të Institutit Demokratik Amerikan (NDI). Përveç vlerësimit të ofrimit të shërbimeve të qendrave shëndetësore, projekti synoi të fuqizojë qytetarët shqiptarë që të rrisin aftësitë e tyre të vëzhgimit për procese të ndryshme, të cilat ndikojnë në rritjen e përgjegjshmërisë së institucioneve demokratike në Shqipëri.
KZLNDQ është një koalicion i pavarur dhe i paanshëm, i themeluar për të promovuar një qeverisje demokratike në Shqipëri përmes nxitjes së pjesëmarrjes qytetare në dialogun publik, advokimin dhe monitorimin e institucioneve publike e proceseve politike.

Koalicioni përbëhet nga 25 organizata partnere dhe qindra vullnetarë në të gjithë vendin.

Shikoni këtu videon ilustuese të projektit:

Informacioni i plotë mbi mbarëvajtjen e projektit si edhe rezultatet e punës kërkimore shkencore gjendet në adresat e mëposhtme:
Website: www.kzln.org.al Facebook: Koalicioni per Zgjedhje te Lira e të Ndershme
Twitter: KZLN_CFFE

Për më shumë informacion, ju lutem kontaktoni:
KZLN
E-mail: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
Tel: ++355682054253

Useful Links


Strict Standards: Only variables should be assigned by reference in /home2/kzlnorg/public_html/plugins/content/myFlickr/myFlickr.php on line 241