Deprecated: iconv_set_encoding(): Use of iconv.internal_encoding is deprecated in /home2/kzlnorg/public_html/libraries/joomla/string/string.php on line 28

Deprecated: iconv_set_encoding(): Use of iconv.input_encoding is deprecated in /home2/kzlnorg/public_html/libraries/joomla/string/string.php on line 29

Deprecated: iconv_set_encoding(): Use of iconv.output_encoding is deprecated in /home2/kzlnorg/public_html/libraries/joomla/string/string.php on line 30

Strict Standards: Declaration of JParameter::loadSetupFile() should be compatible with JRegistry::loadSetupFile() in /home2/kzlnorg/public_html/libraries/joomla/html/parameter.php on line 512

Strict Standards: Only variables should be assigned by reference in /home2/kzlnorg/public_html/plugins/system/bigshotgoogleanalytics/bigshotgoogleanalytics.php on line 29
Koalicioni për Zgjedhje të Lira e të Ndershme dhe për Demokraci të Qendrueshme parashtron sugjerimet për reformën zgjedhore: nevoja për rritjen e pavarësisë së organeve të administrimit zgjedhor

Strict Standards: Only variables should be assigned by reference in /home2/kzlnorg/public_html/plugins/content/myFlickr/myFlickr.php on line 241
  • Final-ConferenceZV2015
  • Results-main-01

Strict Standards: Only variables should be assigned by reference in /home2/kzlnorg/public_html/plugins/content/myFlickr/myFlickr.php on line 241

Koalicioni për Zgjedhje të Lira e të Ndershme dhe për Demokraci të Qendrueshme parashtron sugjerimet për reformën zgjedhore: nevoja për rritjen e pavarësisë së organeve të administrimit zgjedhor

Tiranë, 20 Shtator 2016 Koalicioni për Zgjedhje të Lira e të Ndershme dhe për Demokraci të Qendrueshme (KZLN) organizoi sot tryezën e rrumbullakët me temë "Pavarësia e Organeve të Administratës Zgjedhore në Shqipëri", në kuadër të projektit "Dhoma Zgjedhore për Reformën Zgjedhore".
Në këtë event, që hapi dhe siparin e tryezave të organizuara në kuadër të projektit të Dhomës së Situatës Zgjedhore, u prezantuan sugjerimet kryesore të KZLN në lidhje me rritjen e profesionalizmit dhe depolitizimin e organeve të administrimit zgjedhor. Depolitizimi i administratës zgjedhore dhe ngritja e komisioneve jopartizane, përbën dhe rekomandimin e parë të raportit të OSCE/ODIHR mbi Zgjedhjet Vendore 2015.

Eventi u hap nga Kryetarja e Bordit të KZLN, Znj. Mirela Arqimandriti, që theksoi angazhimin e vazhdueshëm të KZLN në çështjet zgjedhore dhe rëndësinë e këtij projekti për të kontribuar në reformën zgjedhore. Eksperti i KZLN, Z. Ilirjan Rusmali, prezantoi raportin duke u fokusuar në faktin që reforma zgjedhore duhet mbi të gjitha t'i përgjigjet interesit të publikut, por megjithatë pavarësimi i organeve të administrimit zgjedhor mund të realizohet vetëm përmes bashkëpunimit me partitë politike.

Raporti i KZLN mbi organet e administrimit zgjedhor dhe reformën zgjedhore u fokusua në pesë linja kryesore: 1) pjesëmarrjen e partive politike në administrimin e zgjedhjeve; 2) forcimin e hierarkisë së organeve të administrimit zgjedhor; 3) reduktimin e presionit politik ndaj tyre; 4) forcimin e profesionalizmit të administratës zgjedhore; si dhe 5) futjen e teknologjive në procesin zgjedhor. Raporti sjell një seri rekomandimesh konkrete në lidhje me qendrën e trajnimit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, kualifikimet e komisionerëve, afatet ligjore dhe modalitetet e propozimeve të komisionerëve nga partitë politike, reduktimin e numrit të komisionerëve dhe rritjen e peshës administrative të sekretarëve të komisioneve, si dhe në lidhje me maturinë dhe kujdesin që duhet treguar në sugjerimet e deritanishme për përdorimin e teknologjisë në disa etapa të procesit zgjedhor.

Prezantimi i raportit u pasua nga diskutimet e pjesëmarrësve mbi rolin e partive në reformën zgjedhore, përdorimin e teknologjisë ne zgjedhje, monopolizimin e procesit nga partitë politike parlamentare, marxhinalizimi i aktorëve të tjerë në reformë, roli i KQZ-së dhe depolitizimit të saj në menaxhimin e hallkave të tjera të administrimit zgjedhor, si dhe adresimit të këtyre problemeve nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore.

Sugjerimet e KZLN do t'i paraqiten edhe Komisionit të Reformës në mënyrë që ato të merren parasysh gjatë draftimit të reformës.

Koalicioni për Zgjedhje të Lira e të Ndershme e për Demokraci të Qendrueshme (KZLN) është një organizatë e pavarur, jopartiake, e krijuar me qëllim nxitjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në votime dhe sigurimin e demokracisë së qendrueshme. KZLN u kushton vëmendje të veçantë të drejtave të njeriut para ligjit, çështjeve që ndikojnë tek votuesit me aftësi të kufizuara si dhe çështjeve të barazisë gjinore. KZLN përbëhet nga 30 organizata partnere dhe nga qindra vullnetarë në të gjithë Shqipërinë që kanë punuar në mbështetje të KZLN-së që prej vitit 2013.

Useful Links


Strict Standards: Only variables should be assigned by reference in /home2/kzlnorg/public_html/plugins/content/myFlickr/myFlickr.php on line 241