• Final-ConferenceZV2015
  • Rezultate-infografike-01

Njoftim për shtyp - Prezantimi i projektit për vëzhgimin e zgjedhjeve, të 21 qershorit 2015 në Shqipëri, për organet e qeverisjes vendore

[Tiranë, 18 maj 2015]. Koalicioni për Zgjedhje të Lira dhe të Ndershme dhe Demokraci të Qendrueshme (KZLNDQ), prezantoi sot në Tiranë projektin për monitorimin e zgjedhjeve lokale 2015. KZLNDQ do të angazhojë 90 vëzhgues afatgjatë në të 90-të Zonat e Administrimit Zgjedhor (ZAZ), 1000 vëzhgues afatshkurtër në 1000 qendra votimi në të gjithë Shqipërinë, si dhe do të monitorojë deri në fund numërimin e votave në 90 ZAZ. KZLNDQ do të përfshijë parimet statistikore në lidhje me planin e vendosjes së 1000 vëzhguesve në ditën e zgjedhjeve.
KZLNDQ përmes realizimit të këtij projekti do të monitorojë të treja fazat e procesit elektoral: fushatën parazgjedhore, ditën e zgjedhjeve dhe numërimin e votave. Përveç monitorimit të ZAZ-ve, KZLNDQ do të vëzhgojë edhe veprimtarinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Komisioneve të Qendrave të Votimit dhe Kolegjit Zgjedhor. Duke qenë se numërimi i votave në Shqipëri nuk bëhet në qendrat e votimit, KZLNDQ nuk do të projektojë rezultatin e zgjedhjeve. Megjithatë KZLNDQ do të kenë informacion të saktë në lidhje me cilësinë e procesit ditën e zgjedhjeve dhe në lidhje me pjesëmarrjen e zgjedhësve në votime.
"Qëllimi kryesor i vëzhgimit të zgjedhjeve nga ana e KZLNDQ është paraqitja me transparencë dhe me të dhëna konkrete të procesit zgjedhor, vlerësimi i tyre në përputhje me standardet ndërkombëtare të gjithëpranuara dhe praktikat më të mira ndërkombëtare lidhur me zgjedhjet, si dhe formulimi i rekomandimeve për përmirësim në zgjedhjet e ardhshme, – tha Mirela Arqimandriti, drejtuese e skuadrës së projektit.

Për të realizuar një vëzhgim sa më të saktë të aspekteve të zgjedhjeve, KZLNDQ do të zbatojë metodologjinë e vëzhgimit të bazuar në parimet statiskore. Sipas statisticienes, znj. Lauren Scora, kjo metodologji do të zbatohet në numrin total prej 5344 qendrash votimi për të zgjedhur 1000 prej tyre. Nëpërmjet përzgjedhjes së një kampioni rastësor qendrash votimi rezultati do të ekstrapolohet për të gjithë vendin me një kufi gabimi mids 3 dhe 5 % dhe nivel besueshmërie rreth 95 %.

"KZLNDQ e ka zbatuar këtë metodologji edhe në dy raste të tjera me shumë sukses, por suksesi kryesor janë qytetarët të cilët kryejnë vëzhgimin me përpikmëri dhe seriozitet sipas udhëzimeve të marra. Kësaj radhe, KZLNDQ ka një skuadër prej 20 expertësh të fushave të ndryshme të cilët do të menaxhojnë punën e rreth 1200 qytetarëve në çdo njësi administrative". tha znj. Erjona Mulellari, drejtore Ekzekutive e KZLNDQ-së.
"Koalicioni sapo ka mbaruar trajnimin e 90 vëzhguesve afatgjatë, të cilët do të cilët do të fillojnë menjëherë vëzhgimin në 90 Zonat e Administrimit Zgjedhor dhe pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Vëzhguesit afatgjatë dhe afatshkurtër, do të jenë të përkushtuar për

detyrën e ngarkuar. Ata kanë nëshkruar zotimin e vëzhguesit i cili përmban parimet themelore të objektivitetit, paanësisë, pavarësisë, durimit, vetpërmbajtjes gjatë procesit të vëzhgimit, tha z.Dhimitër Gjodede, një nga koordinatorët për vëzhguesit afatgjatë.

Ky aktivitet u përshëndet nga z. Marcus Johnson, drejtori i USAID për Shqipërinë.

KZLDQ, planifikon të publikojë raportime të herëpashershme gjatë procesit parazgjedhor, përfshirë një raport paraprak përpara ditës së zgjedhjve. Në datën 21 qershor do të ketë të paktën dy komunikime me median, ndërsa raporti i parë pas zgjedhjeve do të dalë në datën 22 qershor. Raporti final do të dale, pas publikimit të rezultateve finale të zgjedhjeve.

KZLNDQ dësheron që proceset e Zgjedhjeve Lokale, 2015 në Shqipëri të respektojnë standardet ndërkombëtare për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të pasqyrojnë me besnikëri vullnetin e qytetarëve shqiptarë.

Gjetjet e Koalicionit për Zgjedhje të Lira e të Ndershme mund t'i gjeni në portalin online www.kzln.org.al

Koalicioni për Zgjedhje të Lira e të Ndershme e Demokraci të Qendrueshme(KZLNDQ) është një koalicion i pavarur, jopartiak, i krijuar me qëllim nxitjen e pjesmarrjes së qytetarëve në votime dhe vëzhgimin e proceseve zgjedhore. KZLNDQ i kushton vëmendje të veçantë të drejtave të njeriut para ligjit, çështjeve që ndikojnë tek votuesit me aftësi të kufizuara si dhe çështjet e barazisë gjinore. Projekti i KZLNDQ-së për vëzhgimin e zgjedhjeve për Organet e Qeverisjes Vendore të datës 21 Qershor 2015 mbështetet nga Assist Impact nëpërmjet fondeve të USAID-it. KZLNDQ po asistohet teknikisht nga Instituti Demokratik Amerikan, NDI. KZLNDQ përbëhet nga 25 organizata parnere dhe nga qindra vullnetarë në të gjithë Shqipërinë.

Për më shumë informacion, lutemi të kontaktoni:

Mirela Arqimandriti, drejtuese e skuadrës së vëzhgimit të zgjedhjeve.
Erjona Mulellari, drejtore ekzekutive.

Email: Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa. Cel: 00355 68 20 59 301 ; 0684046770
Website: www.kzln.org.al
Facebook: Koalicioni për Zgjedhje të Lira e të Ndershme
Twitter: KZLN_CFFE_Albania