• Final-ConferenceZV2015
  • Rezultate-infografike-01

Trajnimi i Vëzhguesve Afatgjatë

Më 17, 18 dhe 19 Maj, KZLNDQ organizoi në Tiranë tre trajnime një ditore për trajnimin e Vëzhguesve Afatgjatë. Sesionet e trajnimit u mbështetën në manulain e pregatitur për këtë aktivitet. 95 VAGJ u përcaktuan për të ndjekur punën e Komisioneve të Administrimit të Zonave Elektorale dhe situatën e përgjithshme zgjedhore në çdo ZAZ. Procesi i monitorimit do të bazohet në dy format kryesore të VAGJ-ve: pyetësori kryesor dhe forma e incidentit kritik. Të dyja format bazohen në standartet ndëkombëtare të procesit të monitorimit zgjedhor. Skuadra e KZLNDQ-së e VAGJ-ve duhet të firmoste një Zotim paanshmërie dhe u është dhënë një Kod Etike të cilit duhet t'i referohen gjatë vëzhgimit.

Çdo vëzhgues afatgjatë do të asistohet me trajnime të vazhdueshme kurdo që kjo gjë është e nëvojshme për punën e tyre. Gjithashtu, trajnimi mbuloi një pjesë shumë të rëndësishme, siç është raportimi online dhe afatet strikte të këtij procesi që do të jetë çdo të Premte në mbrëmje deri në orën 23:00, duke nisur nga 22 Maj 2015 deri në 19 Qershor 2015. Objektivi primar i kësaj platforme online është të lehtësojë procesin e mbledhjes së të dhënave nga KZLNDQ.