• Final-ConferenceZV2015
  • Rezultate-infografike-01

Trajnimi i trajnerëve për VASh

Më datë 2 dhe 3 qershor 2015 u zhvillua në Tiranë trajnimi i trajnerëve ku morën pjesë 27 persona, 11 burra dhe 16 gra. Pjesëmarrësit janë bashkëpunëtorë afatgjatë, përfaqësues të organizatave partnere të Koalicionit për Zgjedhje të Lira e të Ndershme dhe për Demokraci të Qendrueshme, dhe trajnerë në aktivitete të mëparshme të KZLNDQ. Kjo skuadër trajnerësh do të jetë përgjegjëse për realizimin e trajnimeve të vëzhguesve afatshkurtër në të gjithë Shqipërinë.
Gjatë dy ditëve të trajnimit, rëndësi e veçantë iu kushtua analizës dhe shpjegimit të formës së raportimit të VASH, formës së incidentit kritik, procedurës së raportimit, përmes ushtrimeve praktike dhe skenarëve të mundshëm gjatë ditës së zgjedhjeve të përgatitura nga statisticienet e KZLNDQ.

Ishte thelbësore që pjesëmarësit të kuptonin përgjegjësitë që KZLNDQ u ka deleguar në këtë proces. Trajnerët janë personat që do të jenë në kontakt me çdo vëzhgues afatshkurtër, ndaj puna e tyre është vërtetë esenciale. VASH jo vetëm do të mbledhin dhe raportojnë të dhënat nga terreni, por do të jenë përfaqësuesit e KZLNDQ gjatë punës së tyre në 21 Qershor 2015. Gjithashtu, gjithë grupi iu nënshtrua një sistemi testimi.