• Final-ConferenceZV2015
  • Rezultate-infografike-01

Njoftim për shtyp - Raport i ndërmjetëm në lidhje me zgjedhjet lokale të 21 QESHOR 2015

Fushata Parazgjedhore Vlerësohet Pergjithësisht e Qetë dhe e Rregullt

[Tiranë, 10.06.2015]. Sot, Koalicioni për Zgjedhje të Lira e të Ndershme e për Demokraci të Qendrueshme (KZLNDQ) paraqiti raportin e parë të ndërmjetëm në lidhje me zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore të datës 21 Qershor 2015. Ky raport përmban analizën dyjavore të të dhënave të mbledhura nga 90 vëzhguesit afatgjatë të stacionuar pranë 90 zonave të administrimit zgjedhor në të gjithë Shqipërinë.
Vëzhguesit tanë të paanshëm dhe të trajnuar vëzhguan në bazë të një pyetësori të detajuar dhe dhanë informacione të rëndësishme për periudhën 2 javore që nga fillimi zyrtar i fushatës elektorale më 22 Maj 2015.

Administrata Zgjedhore (KZAZ-të e KQV-të)

• Njëmbëdhjetë nga nëntëdhjetë (90) Komisione të Zonave të Administrimit Zgjedhor ( KZAZ) janë vendosur në objekte që përdoren nga administrata publike, dhe jo në institucionet e përcaktuara në Kodin Zgjedhor si janë ato të kujdesit shëndetësor, arsimor dhe ato kulturore.
• Pothuaj të gjithë komisionerët janë punonjës me kohë të plotë, gjë e cila i pengon që t'i dedikojnë kohë të mjaftueshme funksionimit dhe detyrave që kanë si anëtarë të KZAZ-ve. Kjo sjell vonesa në pothuaj të gjitha veprimet e KZAZ-ve.
• Në njëzet e pesë (25) KZAZ është praktikë e zakonshme që mbledhjet dhe për rrjedhojë vendimet të merren me telefonata midis anëtarëve të KZAZ-ve apo mbledhjet të mbahen në mjedise jashtë zyrës së KZAZ-së.
• Megjithëse Kodi Elektoral përcakton që mledhjet e KZAZ të jenë publike, në shumicën e rasteve komisionerët nuk lejuan pjesëmarrjen e personave të tjerë në takime, përfshirë vëzhguesit afatgjatë të KZLNDQ-së, pa paraqitur akreditimin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).
• Komisionerët të cilët janë propozuar nga partite e ndryshme politike, zëvendësohen shpesh. KZLNDQ shpreh shqetësimin se zëvendësimi i shpeshtë sjell një numër të konsiderueshëm komisionerësh pa trajnimin e nevojshëm, referuar datës 4 qershor kur KQZ ka marrë kërkesë për të ndryshuar komisionerët, edhe pse trajnimi i fundit u krye në datën 3 qershor.
• Tridhjetë nga nëntëdhjetë (90) KZAZ kanë problem me furnizimin me bazë materiale sic janë formularët e nevojshëm për punën e tyre, letra, bojë printer, naftë, telefon etj.
• 26 KZAZ nuk kanë marrë akoma buxhetin e nevojshëm për të mbuluar kostot e aktiviteteve të tyre.
• Në total rreth gjysma e KZAZ-ve, 46 prej tyre, kanë të paktën një mungesë në lidhje me bazën materiale, buxhetet ose trajnimin e duhur për komisionerët, kjo më sipër e deklaruar nga vetë komisionerët.

• Në shumicën e rasteve të sipërpërmendura komisionerët përpiqen ti mbulojnë mangësitë në bazën materiale dhe në buxhete nga shpenzimet e tyre personale
• Partia Socialiste (PS) dhe Partia Demokratike (PD) kanë përmbushur kërkesën e Kodit Elektoral në lidhje me përfaqësimin gjinor në komisionet zonale zgjedhore administrative me rreth 30% gra komisionere.
• Në pozicione drejtuese, kemi vetëm 14 gra si kryetare të emëruara, 19 zëvendës kryetare dhe si dhe 22 sekretare.
• Në 36 KZAZ, u shkel afati i fundit 01.06.2015 për krijimin e komisioneve të votimit. Disa arsye për këtë janë që në njëzet e tetë (28) KZAZ, subjektet elektorale vonuan dorëzimin e listave me emrat e kandidatëve për komisionerë të qendrave të votimit. Gjithashtu kishte vonesa në dorëzimin e dokumentacionit të nevojshëm, apo në zëvendësimin e kandidatëve për komisionerë që u vlerësua që nuk përmbushnin kriteret.
• Afati për krijimin e komisioneve të qendrave të votimit u shkel në njëmbëdhjetë (11) KZAZ për shkak të problemeve me adresat e qendrave të votimit.

Fushata Zgjedhore
• Në bazë të Kodit Elektoral fushata zgjedhore duhet të fillonte më 22 May 2015. Vëzhguesit e KZLNDQ kanë vënë në dukje se PS, PD dhe Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) e shkelën këtë kërkesë, pasi e filluan fushatën përpara datës së caktuar, duke zhvilluar ture elektorale të liderve të partive në qytetet kryesore;
• Vëzhguesit e KZLNDQ vërejnë që fushata deri tani është zhvilluar në mënyrë të qetë dhe të rregullt;
• Një tjetër karakteristikë e fushatës është që premtimet e partive politike i korrespondojnë më shumë zgjedhjeve parlamentare se sa atyre lokale duke u përqëndruar në premtime në nivel të politikave qendrore.
• Kjo fushatë është fokusuar më shumë tek kandidatët për kryetarë dhe duket se janë harruar që në këto zgjedhje qytetarët votojnë, gjithashtu, edhe për këshillin e bashkisë, dmth parlamentet lokale ku merren të gjitha vendimet e rëndësishme për zhvillimin e bashkisë dhe ku miratohen politika, programet e zhvillimit dhe buxhetet. Qytetarët, kanë fare pak informacion se kush janë kandidatët për këshilla bashkiakë, cilat janë CV-të e tyre dhe cfarë kontributi kanë dhënë për komunitetin e tyre.
• Gjatë këtyre zgjedhjeve, i është kushtuar kujdes i pamjaftueshëm komunitetit Rom dhe Egjyptian. Mungesa e regjistrimit në zyrat e gjendjes civile i privon ata nga e drejta e votës. Gjithashtu vezhguesit tanë raportojnë se nuk ka patur ndonjë aktivitet zgjedhor nga kandidatët për kryetar në zonat ku banon ky komunitet;
• Krahasuar me zgjedhjet e mëparshme, ka një rritje në përdorimin e medias sociale dhe faqet e internetit nga kandidatët dhe partitë e tyre;
• Vëzhguesit e KZLNDQ raportojnë një numër të vogël rastesh ku partitë politike akuzohen të kenë ushtruar presion mbi administratën publike në nivel qëndror dhe atë vendor, për t'u bërë pjesë e aktiviteve të fushatës zgjedhore.

Institucionet Publike dhe Përdorimi i Burimeve Publike në Fushatën Parazgjedhore

• Vëzhguesit KZLNDQ-së pohojnë se ka disa raste të vërejtura nga partitë politike duke bërë presion mbi administratën, qendrore ose vendore, për t'u bërë pjesë e aktiviteteve elektorale gjatë fushatës zgjedhore.
• Vëzhguesit e KZLDQ marrë informacion nga bashkëbiseduesit në rreth pesë raste të supozuara të presionit mbi stafin e administratës publike, studentët ose të punësuarit të kompanive shtetërore që të marrin pjesë në mitingje dhe aktivitetet zgjedhore.
• Në rreth dhjetë(1) raste punonjësit e administratës publike qendrore apo vendore dhe agjencitë kanë mbështetur kandidatët / e partive politike gjatë orarit të punës, e cila CFFESD gjen lidhje.
• Për më tepër, vëzhguesi ynë në KZAZ nr. 67 (Pogradec) ka parë punonjësit e institucioneve shtetërore duke e lënë punën në institucionet vendore gjatë orarit zyrtar dhe i janë drejtuar zyrave elektorale të partive politike.

KZLNDQ pret nga Prokuroria të përfundojë sa më shpejt hetimet që kanë të bëjnë me rastet e transferimit të votuesve në Durrës dhe Kavajë. Nëse kjo provohet të jetë e vërtetë do ta rrezikonte seriozisht kredibilitetin e procesit zgjedhor në Shqipëri. KZLNDQ i bën thirrje Prokurorisë të hetojë rastet e përmendura më sipër dhe të ndëshkojë ata që kanë abuzuar.

KZLDQ do të publikojë raportin e saj të ardhshëm të përkohshëm në lidhje me vëzhgimin e situatës parazgjedhore më 19 qershor 2015.

###


Koalicioni për Zgjedhje të Lira e të Ndershme e Demokraci të Qendrueshme(KZLNDQ) është një koalicion i pavarur, jopartiak, i krijuar me qëllim nxitjen e pjesmarrjes së qytetarëve në votime dhe vëzhgimin e proceseve zgjedhore. KZLNDQ, bazuar në të dhënat e datës 6 qershor 2015, përbëhet nga 30 organizata parnere dhe nga qindra vullnetarë në të gjithë Shqipërinë.

Projekti i KZLNDQ-së për vëzhgimin e zgjedhjeve për Organet e Qeverisjes Vendore të datës 21 Qershor 2015 mbështetet nga Assist Impact nëpërmjet fondeve të USAID-it. Në procesin e vëzhgimit të Zgjedhjeve Lokale në Shqipëri 2015, KZLNDQ po asistohet teknikisht nga Instituti Demokratik Amerikan, NDI.
Për më shumë informacion, ju lutemi të shihni portalin online www.kzln.org.al ose të kontaktoni:

Mirela Arqimandriti, drejtuese e skuadrës së vëzhgimit të zgjedhjeve.
Erjona Mulellari, drejtore ekzekutive.
Dhimitër Gjodede, koordinator i vëzhguesve afatgjatë
Email: Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa. Cel: 00355 68 20 59 301 ; 0684046770
Facebook: Koalicioni për Zgjedhje të Lira e të Ndershme
Twitter: KZLN_CFFE_Albania

(1) KZAZ nr. 36 Tirane, njesia bashkiake 6, 39 (Tirane njesia bashkiake nr.9), 44 (Peqin), 62 ( Ura Vajgurore), 63 (Kucove), 67 (Pogradec), 81 (Vlore), 82 (Vlore), 83 (Vlore), 84 (Vlore).