• Final-ConferenceZV2015
  • Rezultate-infografike-01

Koalicioni për Zgjedhje të Lira dhe të Ndershme dhe Demokraci të Qëndrueshme u bën thirrje deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë për të votuar PRO Reformës në Sistemin e Drejtësisë

Sot, më 18 Korrik 2016, KZLN u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë për të votuar PRO Reformës në Drejtësi. Secili anëtar i Kuvendit ka marrë një thirrje të personalizuar me shkrim ku është theksuar rëndësia primare e kësaj reforme për demokracinë në Shqipëri dhe u është kërkuar vota e tyre në mbështetje të reformës. Duke besuar se çdo moment i keqpërdorur dhe mundësi e humbur do të sillte vonesa të panevojshme në dëm të shqiptarëve, KZLN ka theksuar në këtë thirrje përgjegjësinë personale të çdo deputeti përkundrejt qytetarëve shqiptar.
Po në mbështetje të Reformës në Drejtësi, KZLN i është bashkuar Grupimit Qytetar Pro Reformës në Drejtësi (GQRD), i përfaqësuar nga organizata jofitimprurëse, aktivistë të shoqërisë civile, personalitete publike e qytetarë të thjeshtë. Ndërkohë që Reforma në Drejtësi do të votohet në Parliament më datë 21 Korrik, GQRD organizoi tubimin e sotëm paqësor përpara Kuvendit të Shqipërisë në mbështetje të reformës.