• Final-ConferenceZV2015
  • Rezultate-infografike-01

Njoftim për shtyp 2 - Koalicioni për Zgjedhje të Lira dhe të Ndershme do të vëzhgojë Zgjedhjet Parlamentare 2013

Tiranë, 23 qershor 2013, ora 7.00 - Koalicioni për Zgjedhje të Lira dhe të Ndershme (KZNL), një bashkim ad-hoc i Komitetit Shqiptar te Helsinkit, Qendrës Aleanca Gjinore për Zhvillim dhe Fondacionit Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar, do të monitorojë ditën e zgjedhjeve me afro 600 vëzhgues vullnetarë të shpërndarë në 9 qarqe të vendit.

KZLN do të vëzhgojë në qarkun e Tiranës, përmes 350 vëzhguesve që janë vendosur në një numër qendrash votimi të përzgjedhura rastësisht dhe në mënyrë përfaqësuese.
Koordinimi do të bëhët nëpërmjet Qendrës së Komunikimit vendosur në mjediset e Qendrës Aleanca Gjinore për Zhvillim, ku një ekip prej 25 personash do të përpunojë të dhënat nga terreni.


Gjatë ditës së zgjedhjeve, Koalicioni dhe organizatat partnere do të kenë vazhdimisht komunikime me publikun rreth rezultateve të vëzhgimit, sidomos përsa i takon hapjes së qendrave të votimit, procedurave të mbylljes dhe incidenteve të mundshme.

Raporti me informacionet paraprake të vëzhgimit do të bëhet i njohur për publikun në datë 24 qershor, ora 12.00 në Hotel Tirana në një konferencë për shtyp.

Veprimtaritë monitoruese të zgjedhjeve të KZLN-së, po asistohen nga Instituti Demokratik Amerikan NDI nëpërmjet fondeve të USAID-it, Agjencisë Austriake për Zhvillim e Bashkëpunim, Civil Rights Defenders, Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, dhe më e rëndësishme nismat e KZLN-së për Zgjedhjet Parlamentare të 23 Qershorit 2013 po mbështeten nga qindra qytetarë shqiptarë, të cilët vullnetarisht do të japin kontributin e tyre pranë KZLN-së.

Për më shumë informacion, lutem kontaktoni:
Mirela Arqimandriti
Email: Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.
Cel: 068 20 59 301
www.kzln.org
Facebook: Koalicioni për Zgjedhje të Lira e të Ndershme
Twitter: KZLN_CFFE_Albania