• Final-ConferenceZV2015
  • Rezultate-infografike-01

Njoftim për shtyp - Rezulatet paraprake të monitorimit të Qendrave Shëndetësore Të Kujdesit Parësor në të gjithë Shqipërinë

NJOFTIM PËR SHTYP
Koalicioni për Zgjedhje të Lira dhe të Ndershme dhe Demokraci të Qëndrueshme
Publikon rezulatet paraprake të monitorimit
të Qendrave Shëndetësore Të Kujdesit Parësor në të gjithë Shqipërinë

Për shpërndarje të menjëhershme:

Vazhdon monitorimi i 550 Qendrave Shëndetësore të Kujdesit Parësor (QSHKP) në të gjithë Shqipërinë.
Tiranë, më 16 Tetor 2014, ora 14.00 - Koalicioni për Zgjedhje të Lira dhe të Ndershme dhe Demokraci të qëndrueshme (KZLN-DQ) paraqiti rezultatet paraprake të vëzhgimit të 550 Qendrave Shëndetësore të Kujdesit Parësor (QSHKP) në Shqipëri. Vëzhgimi ka për qëllim të vlerësojë ofrimin e shërbimit shëndetësor në këto qendra, duke filluar që nga momenti i hapjes së qendrave shëndetësore sipas orarit zyrtar të tyre, dhe një sërë aspektesh të tjera në lidhje me performancën e qendrave shëndetësore në shërbim të publikut shqiptar.
Duke filluar nga ora 10.00 -12.00 operatorët e qendrës telefonike të instaluar në mjediset e Qendrës Aleanca Gjinore për Zhvillim morën informacione për pjesën e parë të pyetësorit në kohë reale nga të 550 vëzhguesit, të shpërndarë në QSHKP-të të zgjedhura sipas një kampioni të rastësishëm përfaqësues.

Ne morëm të dhëna nga 99.4 % e vëzhguesve të shpërndarë në qendrat e shëndetësore të kujdesit parësor në gjithë Shqipërinë, sipas kampionit të përzgjedhur në mënyrë rastësore dhe përfaqësuese, ose 547 nga 550 qendra të monitoruara. Kështu që të gjitha rezulatet në vijim mbulojnë të gjitha qendrat shëndetësore të kujdesit parësor në Shqipëri brenda kufirit të gabimit prej 3.7 %.

1. 15.32 % e QSHKP-ve në Shqipëri rezultojnë të mbyllura përkohësisht ose që nuk punojnë për arsye të ndryshme. Nga këto 3 % janë qendra kryesore shëndetësore dhe 18 % janë qendra të vogla shëndetësore që nuk fuksionojnë. Problemet më të mëdha me qendrat që nuk funksionojnë u hasën në Vlorë, Gjirokastër, Korçë, Kukës dhe Lezhë.
2. Në rreth 38 % të QSHKP-ve munguan mjekët në orët e para të hapjes së tyre.
3. Në rreth 26.6 % të qendrave shëndetësore të monitoruara nuk kishte tabelë të dukshme me emrin e tyre.
4. Në rreth 75 % të tyre nuk kishte recepsionist apo numër telefoni në dispozicion.
5. Në anën pozitive pjesa më e madhe e qendrave shëndetësore u hapën në kohën e duhur. Në 10 % të këtyre qendrave pacientëve u duhej të prisnin për të marrë shërbimet mjeksore, por arsyet ishin objektive. Kjo situatë u has në qendra të mëdha në Tiranë e në Vlorë.
6. Në 39% të QSHKP-ve në gjithë Shqipërinë tarifat e shërbimeve nuk ishin të afishuara dukshëm.

"Për tu shqetësuar ishte situata në lidhje me gaditshmërinë e QSHKP-ve për të pritur persona me aftësi të kufizuar, pasi 90 % e tyre janë të papërshtatshme për të pritur këtë kategori", tha znj. Mirela Arqimandriti, drejtuese e ekipit, përfaqësuese e QAGJZH, organizatë partnere në Koalicion.
"86 % e qendrave kryesore shëndetësore nuk ofrojnë shërbime laboratorike", tha znj. Blerta Balilaj, menaxhere e monitorimit.
"Në 13 % të QSHKP-ve nuk kishte shërbim për gratë shtatzëna dhe për planifikimin familjar, duke theksuar që ky shërbim mungonte në 8 % të qendrave shëndetësore kryesore dhe në 15 % të qendrave të vogla shëndetësore " , tha Erjona Mulellari, koordinatore e Projektit.

Projekti për Vëzhgimin e Qendrave Shëndetësore mbështetet nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) përmes organizatës Assist Impact.
Përveç vlerësimit të ofrimit të shërbimeve të qendrave shëndetësore, projekti synon të fuqizojë qytetarët shqiptarë që të rrisin aftësitë e tyre të vëzhgimit për procese të ndryshme të cilat ndikojnë në rritjen e përgjegjshmërisë së institucioneve demkratike në Shqipëri.

Vëzhguesit do të vazhdojnë të qëndrojnë në qendrat e përzgjedhura deri në mbyllje të tyre dhe do të përcjellin të gjithë informacionin e marrë drejt qendrës së operatorëve në Tiranë.
Të dhënat e plota do të njoftohen përmes një konference për shtyp ditën e martë, datë 21 tetor 2014, në orën 11.00, në sallën Vjena, në Hotel Rogner.
Përmes rrjeteve sociale dhe adresave elektronike do të shpërndahen njoftimet për shtyp si dhe të dhënat e përpunuara grafikisht, të cilat do të publikohen në faqen zyrtare të KZLNDQ.
Projekti mbështetet nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) përmes organizatës Assist Impact.

Të gjitha informacionet lidhur me ecurinë e projektit dhe rezultatet e punës kërkimore shkencore do të jetë në dispozicion në:
Faqen në Internet: www.kzln.org.al
Facebook: Koalicioni per Zgjedhje te Lira e të Ndershme
Twitter: KZLN_CFFE

Për më shumë informacion ju lutem kontaktoni:

Mirela ARQIMANDRITI
Drejtuese e Ekipit, të Projekti "Monitorimi i Qendrave Shëndetësore në Shqipëri"
Drejtore Ekzekutive e Qendrës Aleanca Gjinore për Zhvillim
E-mail: Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.
Tel: 00355682059
Adresa: Rr "Abdyl Frasheri", P.10 / 1, shk.1, ap.3, Tiranë