• Final-ConferenceZV2015
  • Rezultate-infografike-01

Njoftim për shtyp - Skadoi afati për dorëzimin e hartave zgjedhore të njësive vendore nga Njësive të qeverisjes vendore

Tiranë, më 27 Janar 2015 - Koalicioni për Zgjedhje te Lira e Demokraci të Qëndrueshme i bën thirrje sot njësive të qeverisjes vendore, në përfundim të afatit dhe limiteve ligjore për depozitimin në KQZ të hartave zgjedhore të njësive te qëndrave të votimit,

Ditën e djeshme ka skaduar afati ligjor i depozitimit në KQZ të hartave zgjedhore të njësive te qëndrave të votimit.
Sipas përcaktimeve të nenit 62 pika 9 e Kodit Zgjedhor dhe Udhëzimit të KQZ-së, afati i fundit për dorëzimin e këtij informacioni nga kryetarët e njësive të qeverisjes vendore ishte dita e djeshme.

KZLN apelon për skadimin e këtij afati ligjor për dorëzimin e hartave zgjedhore dhe e konsideron mëse të drejtë dhe në zbatim të ligjit, kërkesën e KQZ për dorëzimin e tyre me informacion të rregullt. Aktualisht nga 200 njësi vendore vetëm 77 njësi kanë depozituar hartën e njësisë te qëndrës së votimit, ku janë evidentuar dhe parregullsi.

Ndërkohë më pak gjysma e njësive të qeverisjes vendore nuk kanë përcaktuar ende Qendrat e Votimit për zgjedhjet lokale të 21 Qershorit 2015. Shqetësimi i bërë publik dje dhe nga KQZ, prej ditësh është evidentuar nga Koalicioni për Zgjedhje te Lira e Demokraci të Qëndrueshme.

Ne vërejmë se mungesa e informacioni për Qendrat e Votimit nga 183 njësi të qeverisjes vendore nga 383 që janë në total është një shqetësim i konsiderueshëm për mbarëvajtjen e përgatitjeve për organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve sipas normave të Kodit Zgjedhor.

Me këtë rast KZLDQ I bën thirrje kryetarëve të njësive vendore të bashkive dhe komunave, të Qarkut Tiranës e Shkodrës Vlorë, Kukësit Lezhës të depozitojnë sa më parë informacionin e kërkuar nga KQZ.

Sidoqoftë, KZLDQ si një kaolicion vullnetar jo qeveritar me përfaqësues në të gjithë Shqipërinë të interesuar për zgjedhje të lira dhe demokraci të qëndrusheme thekson sërisht kërkesat:

1. Të hapet diskutimi për të rishikuar Kodin Elektoral i cili duhet të përshtatet sipas Reformës së re Territoriale me 61 bashki.
2. Të rishihet dhe riformulohet sipas kërkesave të shoqërisë civile çështja e përfaqësimit të barabartë gjinor në Kodin Elektoral si për zgjedhjet parlamentare edhe për ato lokale, duke parashikuar sanksione të forta për partitë politike që nuk e zbatojnë atë.
3. Partitë politike të tregojnë vullnetin e duhur për plotësimin e menjëhershëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me anëtarë të rinj.
4. Të zbatohen të gjitha procedurat e të merren masat e duhura që personat me aftësi të kufizuar të kenë të mundur votimin e fshehtë përmes përshatshmërisë së qendrave të votimit në të gjithë Shqipërinë.
KZLNDQ përbëhet nga 25 organizata partnere dhe qindra vullnetarë në të gjithë vendin të cilët janë të gatshëm të kontribojnë që zgjedhjet lokale të 2015 të arrinë standartet e kërkuara. KZLNDQ është duke monitoruar çdo ditë situatën politike në lidhje me zgjedhjet e ardhshme të 21 qershorit 2015.

Për më shumë informacion kontaktoni:
Website: www.kzln.org.al  Facebook: https://www.facebook.com/KoalicioniPerZgjedhjeTeLiraETeNdershme 
Twitter: KZLN_CFFE Tel: 00355684046777