Njoftim për shtyp - Koalicioni për Zgjedhje të Lira dhe të Ndershme dhe Demokraci të Qëndrueshme Monitoron Performancën e Qendrave Shëndetësore Të Kujdesit Parësor në të gjithë Shqipërinë

Për shpërndarje të menjëhershme:
550 vëzhgues kanë nisur sot në orën 8.00 vëzhgimin kombëtar të 550 Qendrave Shëndetësore të Kujdesit Parësor (QSHKP).
Tiranë, më 16 Tetor 2014, ora 8.00 - Koalicioni për Zgjedhje të Lira dhe të Ndershme dhe Demokraci të Qëndrueshme (KZLDQ) do të realizojë sot, në një ditë të vetme monitorimin e 550 Qendrave Shëndetësore të Kujdesit Parësor.
550 vëzhgues kanë nisur sot në orën 8.00 vëzhgimin kombëtar të 550 qendrave shëndetësore të zgjedhura sipas Parimeve statistikore nga 2216 qendra shëndetësore që ekzistojnë në Shqipëri.
Vëzhguesit do të monitorojnë përgjatë gjithë ditës, nga hapja në mbyllje, qendrat shëndetësore. Ky vëzhgim do të kryhet përmes një pyetësori i cili është i përbërë nga disa pjesë: 1) Të dhëna të përgjithëshme 2) Të dhëna Administrative; 3) Të dhëna për personelin; 4) Të dhëna për Infrastrukturën e QSHKP-së; 5) Të dhëna për paisjet e QSHKP -së; 6) Të dhëna për ilaçet që duhet të jenë në magazinën e QSHKP -së; 7)Të dhëna për dokumentacionin në QSHKP; 8) Të dhëna në momentin e mbylljes së QSHKP -ve; 9) Pyetje për kënaqësinë e pacientit të cilat do ti drejtohen një gruaje dhe një burri që do të ndodhen rastësisht në QSHKP për të marrë shërbim.
Vëzhguesit e KZLNDQ-së janë vullnetarë, banorë nga 12 qarqet e vendit, të cilët janë përzgjedhur nga 25 organizata të shoqërisë civile sipas marrëveshjes së nënshkruar me KZLNDQ.
Vëzhguesit do të japin informacion në kohë reale te 25 operatorët telefonikë, të cilët do të jenë në qendrën operative të krijuar në zyrat e Qendrës Aleanca Gjinore për Zhvillim. Kushdo është i mirëpritur të monitorojë procesin.

KZLDQ do të informojë publikun në lidhje me të dhënat paraprake nga pjesa e parë "Të dhëna të Përgjthshme", në një konferencë për shtyp, e cila do të mbahet në Hotel Rogner në datën 16 Tetor, 2014 në orën 14.00,.
Projekti mbështetet nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) përmes organizatës Assist Impact.
Të gjitha informacionet lidhur me ecurinë e projektit dhe rezultatet e punës kërkimore shkencore do të jetë në dispozicion në:
Websitin: www.kzln.org.al
Facebook: Koalicioni per Zgjedhje te Lira e të Ndershme
Twitter: KZLN_CFFE

Për më shumë informacion ju lutem kontaktoni:

Mirela Arqimandriti
Drejtuese e Ekipit,
Drejtore Ekzekutive e Qendrës Aleanca Gjinore për Zhvillim
Projekti "Monitorimi i Qendrave Shëndetësore në Shqipëri"
E-mail: Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.
Tel: 00355682059301

Adresa: Rr "Abdyl Frasheri", P.10 / 1, shk.1, ap.3,
Tiranë, Shqipëri