Njoftim për shtyp - KZLNDQ publikon rezultate të tjera në lidhje me procesin e monitorimit të Qendrave Shëndetësore Të Kujdesit Parësor në të gjithë Shqipërinë

Tiranë, më 21 Tetor 2014 - Koalicioni për Zgjedhje të Lira dhe të Ndershme dhe Demokraci të qëndrueshme (KZLN-DQ) paraqiti sot rezultate të tjera (Ju lutem gjeni në aneksin 1 të këtij njoftimi për shtyp gjetjet) të vëzhgimit të 550 Qendrave Shëndetësore të Kujdesit Parësor (QSHKP) në Shqipëri. Vëzhgimi u krye në një ditë të vetme, 16 tetor 2014, në 550 QSHKP-të të përzgjedhura sipas parimeve statistikore. Vëzhguesit qëndruan në qendrat e përzgjedhura që nga momenti i hapjes së qendrave shëndetësore sipas orarit zyrtar të tyre dhe raportuan tre herë gjatë ditës lidhur me gjetjet sipas pjesëve të pyetësorit.
Ne morëm të dhëna nga 99.4% e vëzhguesve të shpërndarë në qendrat e shëndetësore të kujdesit parësor në gjithë Shqipërinë, sipas kampionit të përzgjedhur në mënyrë rastësore dhe përfaqësuese, ose 547 nga 550 qendra të monitoruara. Kështu që të gjitha rezulatet në vijim mbulojnë të gjitha qendrat shëndetësore të kujdesit parësor në Shqipëri brenda kufirit të gabimit prej 3.7 %.
Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është që të ndikojë në përmirësimin e aksesit të qytetarëve shqiptarë për të marrë shërbimin e duhur mjekësor nga njësitë e kujdesit shëndetësor parësor.
Ndërsa objektivat specifike janë si më poshtë:
• Realizimi i një analize të vlefshme mbi funksionimin e qendrave shëndetësore në të gjithë Shqipërinë
• Bashkëpunimi me vendimmarrës në nivel lokal dhe kombëtar me qëllim përmirësimin e performancës së qendrave shëndetësore.
• Publikimi i gjetjeve dhe rekomandimeve.
Për realizimin e procesit të monitorimit të sistemit të kujdesit shëndetësor parësor, KZLNDQ u mbështet në një sërë dokumentash si: strategji, akte ligjore dhe protokolle që rregullojnë funksionimin e sektorit të kujdesit shëndetësor parësor në Shqipëri. Ky dokumentacion u përdor si bazë për hartimin e pyetësorit që shërbeu për të monitoruar performancën e qendrave të kujdesit shëndetësor parësor, por gjithashtu edhe për hartimin e manualit, i cili u përdor gjatë trajnimeve të vëzhguesve.
Pjesët kryesore të pyetësorit janë: 1) Të dhëna të përgjithshme; 2) Informacion mbi organizimin administrative ; 3)Infrastruktura e qendrave të kujdesit shëndetësor parësor; 4) Pajisjet e një qendre të kujdesit shëndetësor parësor; 5) Lista e kontrollit të ilaceve në qendrën e kujdesit të shëndetit parësor ; 6) Lista e dokumentacionit; 7) Procedurat e mbylljes së qendrave; 8) Kënaqësia e pacientit
Pyetjet kyçe të këtij studimi, të lidhura me qëllimet janë si vijojnë:
• Cilat janë pikat e forta dhe të dobëta të qëndrave shëndetësore të kujdesit parësor?
• Çfarë e karakterizon një qëndër që funksionon shumë mirë dhe një qendër me probleme në funksionim?
• Cilat fusha investimi mund të konsiderohen më të efektshme?
• Cilat rajone apo qytete në vecanti në Shqipëri kanë më shumë nevojë për përmirësim?
Kufizimet e studimit
• Duke qënë se ky monitorim bëhet brenda një dite të vetme, nuk mund të vlerësojë performancën e përgjithshme të qendrave të kujdesit shëndetësor parësor dhe cilësinë e shërbimeve të tyre, por mund të japë një pasqyrë direkte se si është performanca e qendrave shëndetësore dhe cilësia e shërbimeve të tyre në një ditë rastësore pune.
• Ndërtesa e një qendre shëndetësore në Shqipëri mund të variojë nga një dhomë e vetme e deri në një ndërtesë disa katëshe. E megjithatë, në çdo qendër shëndetësore, KZLNDQ vendosi vetëm një vëzhgues. Në këto kushte, mund të pritet që në qendrat shëndetësore më të mëdha përsa i përket ambjenteve fizike, vëzhguesi i KZLNDQ mund të humbë disa detaje në lidhje me shërbimin që i jepet qytetarëve nga qendrat shëndetësore.
Shënim: Kufizimet e listuara më sipër i referohen të dhënave që ne po publikojmë sot. Kufizime të tjera shtesë do të publikohen me raportin final bashkë me të dhënat e tjera.
Raporti final me rekomandimet dhe konkluzionet e këtij monitorimi do të ndahet me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Fondin e Sigurimit Shëndetësor të Detyrueshëm, në mënyrë që të merren në konsideratë për hartimin e politikave dhe vendimeve të ardhshme në lidhje me çështje të kujdesit shëndetësor parësor, përshirë këtu vendimet lidhur me shpërndarjen e buxhetit.
Projekti për Vëzhgimin e Qendrave Shëndetësore mbështetet nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) përmes organizatës Assist Impact dhe me asistencën teknike të Institutit Demokratik Amerikan (NDI).

Përveç vlerësimit të ofrimit të shërbimeve të qendrave shëndetësore, projekti synon të fuqizojë qytetarët shqiptarë që të rrisin aftësitë e tyre të vëzhgimit për procese të ndryshme, të cilat ndikojnë në rritjen e përgjegjshmërisë së institucioneve demkratike në Shqipëri.
KZLNDQ do të pregatisë një studim kërkimor më gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet mbi përmirësimin e mundshëm të problematikave të evidentuara, i cili do të bëhet publik nëpërmjet mediave sociale, përfshirë të dhënat në formë grafike që do të publikohën në website-in zyrtar të KZLNDQ.
KZLNDQ është një koalicion i pavarur dhe i paanshëm, i themeluar për të promovuar një qeverisje demokratike në Shqipëri nëpërmjet nxitjes së pjesëmarrjes qytetare në dialogun publik, advokimin dhe monitorimin e institucioneve publike e proceseve politike.
Koalicioni përbëhet nga 25 organizata partnere dhe qindra vullnetarë në të gjithë vendin.
Informacioni i plotë mbi mbarëvajtjen e projektit si edhe rezultatet e punës kërkimore shkencore mund të gjehet në adresat e mëposhtme:
Website: www.kzln.org.al Facebook: Koalicioni per Zgjedhje te Lira e të Ndershme
Twitter: KZLN_CFFE

Për më shumë informacion, ju lutem kontaktoni: :

Mirela Arqimandriti
Team Leader of the Project "Monitoring of the Health Centers in Albania"
Executive Director of the Gender Alliance for Development Center
E-mail: Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.
Tel: 00355682059
Address: Rr "Abdyl Frasheri", P.10 / 1, shk.1, ap.3, Tirana