Deklaratë - Reagim per zgjedhjen e anëtareve te KQZ nga Parlamenti

Tiranë, më 30 Janar 2015
Koalicioni për Zgjedhje të Lira e Demokraci të Qendrueshme e cilëson shumë të rëndësishëm dhe pozitiv zgjedhjen e 3 anëtarëve të KQZ nga Kuvendi, për zgjidhjen e ngërçit të punës në Komisionin Qendror. Koalicioni inkurajon dhe shpreh të gjithë mbështetjen për anëtaret e KQZ në organizimin e përgatitjeve zgjedhore.
KZLDQ përshëndet veçanërisht zgjedhjen e një gruaje znj. Edlira Jorgaqi nga Parlamenti, si anëtare tjetër e KQZ. Përfaqësimi i grave në institucionin më të lartë zgjedhor, është një model suksesi per t'u ndjekur në procesin e përfaqësimit dhe vendimmarrjes.