• Final-ConferenceZV2015
  • Rezultate-infografike-01

Deklarate paraprake për zgjedhjet vendore 2015

KZLNDQ shpërndau në të gjithë vendin 1000 vëzhgues të paanshëm e të palëvizshëm, në bazë të një kampioni të rastësishëm dhe përfaqësues në rang kombëtar, si dhe në nivelin e bashkive të Tiranës, Shkodrës dhe Durrësit. Të dhënat cilësore të KZLNDQ-së kanë një nivel besueshmërie 95%, me marzh gabimi +/- 4% ne nivel kombëtar, +/- 5% për Tiranën, +/- 5% për Durrësin, dhe +/- 5% për Shkodren. Shkalla e raportimit nga kampioni kombëtar ishte 100%, ndërkohë që për bashkitë e përzgjedhura si Tirana, Durrësi dhe Shkodra ishte mbi 95%. Të dhënat që mungojnë ishin të shpërndara proporcionalisht në të gjithë vendin dhe nuk komprometojnë besueshmërinë e të dhënave.

Lexoni raportin e plotë të deklaratës

Deklarate paraprake për zgjedhjet vendore qershor 2015

Njoftim për shtyp - KZLNDQ prezanton raportin paraprak mbi Ditën e Zgjedhjeve të 21 qershorit 2015

Tiranë, më 22 qershor, ora 09:30 – Koalicioni për Zgjedhje të Lira e të Ndershme e Demokraci të Qendrueshme (KZLNDQ) prezantoi sot raportin paraprak në lidhje me gjetjet e vëzhgimit të procesit të votimit të cilat pasqyrojnë situatën në të gjitha Qendrat e Votimit në mbarë vendin.

"Bazuar tek informacioni i marrë nga vëzhguesit e pavarur të KZLNDQ, nuk ka patur gabime të rëndësishme proceduriale / ose shkelje gjatë procesit në ditën e zgjedhjeve nga hapja e qendrave të zgjedhësve, procedurat e votimit dhe mbylljes së qendrave të votimit" – tha znj. Mirela Arqimandriti, drejtuese e skuadrës së KZLNDQ-së.

"KZLNDQ shpreh shqetësim në lidhje me faktin që gjatë procedurave të hapjes në 17 % të rasteve komisionerët e qendrave të votimit nuk shpërndanë kopjen e procesverbalit të vulave të sigurisë te vëzhguesit e partive politike " – tha z. Dhimitër Gjodede, analist pranë KZLNDQ-së.