• Final-ConferenceZV2015
  • Rezultate-infografike-01

Raporti i ndërmjetëm - “Vëzhgimi i zgjedhjeve lokale te 21 qershorit 2015”

Raporti i n Në 22 maj 2015 Koalicioni për Zgjedhje të Lira, të Ndershme dhe për Demokraci të Qëndrueshme nisi vëzhgimin parazgjedhor duke stacionuar 90 vëzhgues afatgjatë (VAGJ) për secilin nga Zonave të Administrimit Zgjedhor (ZAZ). Ky raport paraqet gjetjet kryesore për periudhën nga 22 maj 2015, kur fushata elektorale nisi zyrtarisht deri më 6 qershor 2015.dërmjetëm - "Vëzhgimi i zgjedhjeve lokale te 21 qershorit 2015".

Shkarko raportin

Njoftim për shtyp - Raport i ndërmjetëm në lidhje me zgjedhjet lokale të 21 QESHOR 2015

Fushata Parazgjedhore Vlerësohet Pergjithësisht e Qetë dhe e Rregullt

[Tiranë, 10.06.2015]. Sot, Koalicioni për Zgjedhje të Lira e të Ndershme e për Demokraci të Qendrueshme (KZLNDQ) paraqiti raportin e parë të ndërmjetëm në lidhje me zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore të datës 21 Qershor 2015. Ky raport përmban analizën dyjavore të të dhënave të mbledhura nga 90 vëzhguesit afatgjatë të stacionuar pranë 90 zonave të administrimit zgjedhor në të gjithë Shqipërinë.
Vëzhguesit tanë të paanshëm dhe të trajnuar vëzhguan në bazë të një pyetësori të detajuar dhe dhanë informacione të rëndësishme për periudhën 2 javore që nga fillimi zyrtar i fushatës elektorale më 22 Maj 2015.

Trajnimi i trajnerëve për VASh

Më datë 2 dhe 3 qershor 2015 u zhvillua në Tiranë trajnimi i trajnerëve ku morën pjesë 27 persona, 11 burra dhe 16 gra. Pjesëmarrësit janë bashkëpunëtorë afatgjatë, përfaqësues të organizatave partnere të Koalicionit për Zgjedhje të Lira e të Ndershme dhe për Demokraci të Qendrueshme, dhe trajnerë në aktivitete të mëparshme të KZLNDQ. Kjo skuadër trajnerësh do të jetë përgjegjëse për realizimin e trajnimeve të vëzhguesve afatshkurtër në të gjithë Shqipërinë.
Gjatë dy ditëve të trajnimit, rëndësi e veçantë iu kushtua analizës dhe shpjegimit të formës së raportimit të VASH, formës së incidentit kritik, procedurës së raportimit, përmes ushtrimeve praktike dhe skenarëve të mundshëm gjatë ditës së zgjedhjeve të përgatitura nga statisticienet e KZLNDQ.