• Final-ConferenceZV2015
  • Rezultate-infografike-01

Trajnimi i Vëzhguesve Afatgjatë

Më 17, 18 dhe 19 Maj, KZLNDQ organizoi në Tiranë tre trajnime një ditore për trajnimin e Vëzhguesve Afatgjatë. Sesionet e trajnimit u mbështetën në manulain e pregatitur për këtë aktivitet. 95 VAGJ u përcaktuan për të ndjekur punën e Komisioneve të Administrimit të Zonave Elektorale dhe situatën e përgjithshme zgjedhore në çdo ZAZ. Procesi i monitorimit do të bazohet në dy format kryesore të VAGJ-ve: pyetësori kryesor dhe forma e incidentit kritik. Të dyja format bazohen në standartet ndëkombëtare të procesit të monitorimit zgjedhor. Skuadra e KZLNDQ-së e VAGJ-ve duhet të firmoste një Zotim paanshmërie dhe u është dhënë një Kod Etike të cilit duhet t'i referohen gjatë vëzhgimit.

Njoftim për shtyp - Prezantimi i projektit për vëzhgimin e zgjedhjeve, të 21 qershorit 2015 në Shqipëri, për organet e qeverisjes vendore

[Tiranë, 18 maj 2015]. Koalicioni për Zgjedhje të Lira dhe të Ndershme dhe Demokraci të Qendrueshme (KZLNDQ), prezantoi sot në Tiranë projektin për monitorimin e zgjedhjeve lokale 2015. KZLNDQ do të angazhojë 90 vëzhgues afatgjatë në të 90-të Zonat e Administrimit Zgjedhor (ZAZ), 1000 vëzhgues afatshkurtër në 1000 qendra votimi në të gjithë Shqipërinë, si dhe do të monitorojë deri në fund numërimin e votave në 90 ZAZ. KZLNDQ do të përfshijë parimet statistikore në lidhje me planin e vendosjes së 1000 vëzhguesve në ditën e zgjedhjeve.
KZLNDQ përmes realizimit të këtij projekti do të monitorojë të treja fazat e procesit elektoral: fushatën parazgjedhore, ditën e zgjedhjeve dhe numërimin e votave. Përveç monitorimit të ZAZ-ve, KZLNDQ do të vëzhgojë edhe veprimtarinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Komisioneve të Qendrave të Votimit dhe Kolegjit Zgjedhor. Duke qenë se numërimi i votave në Shqipëri nuk bëhet në qendrat e votimit, KZLNDQ nuk do të projektojë rezultatin e zgjedhjeve. Megjithatë KZLNDQ do të kenë informacion të saktë në lidhje me cilësinë e procesit ditën e zgjedhjeve dhe në lidhje me pjesëmarrjen e zgjedhësve në votime.
"Qëllimi kryesor i vëzhgimit të zgjedhjeve nga ana e KZLNDQ është paraqitja me transparencë dhe me të dhëna konkrete të procesit zgjedhor, vlerësimi i tyre në përputhje me standardet ndërkombëtare të gjithëpranuara dhe praktikat më të mira ndërkombëtare lidhur me zgjedhjet, si dhe formulimi i rekomandimeve për përmirësim në zgjedhjet e ardhshme, – tha Mirela Arqimandriti, drejtuese e skuadrës së projektit.

Njoftim për shtyp - Fushata Elektorale të Organizohet pa dhunë, pengesa dhe kanosje

THIRRJE PARTIVE POLITIKE QE GAROJNE NE ZGJEDHJET PER QEVERISJEN VENDORE,
21 QESHOR 2015
Fushata Elektorale të Organizohet pa dhunë, pengesa dhe kanosje

[Tiranë, 11.05.2015]. Koalicioni për Zgjedhje të Lira e të Ndershme e për Demokraci të Qendrueshme (KZLNDQ) i bën thirrje partive politike shqiptare të cilat do të përfaqësohen në zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore të datës 21 Qershor 2015, në Koalicione, më vete apo si kandidatë të pavarur, që të organizojnë fushata elektorale me përgjegjshmëri të lartë dhe dinjitet, bazuar në legjislacionin zgjedhor në fuqi dhe parimet demokratike për zgjedhje të lira e të ndershme.