• Final-ConferenceZV2015
  • Rezultate-infografike-01

Njoftim për shtyp - REAGO! VOTO! NDIKO!

[Tiranë, 2 Maj, 2015]. Koalicioni për Zgjedhje të Lira e të Ndershme e për Demokraci të
Qendrueshme (KZLNDQ) është gati të monitorojë, transparencën, paqen dhe drejtësinë gjatë zgjedhjeve për Organet e Qeverisjes Vendore të datës 21 Qershor 2015.

Qytetarë shqiptarë! Në datën 21 Qershor, 2015 ju duhet të shkoni në qendrat e votimit dhe të zgjidhni kryetarët e bashkive dhe anëtarët e këshillave bashkiakë. Ky grup do të përfaqësojë interesat tuaja për katër vitet e ardhshme në bashkinë ku ju keni zgjedhur të jetoni. Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme. Mos harroni që për herë të parë do të ketë një numër të madh grash në përbërjen e këshillave bashkiakë. Ndiqni kandidatët e kandidatet në fushatat e tyre dhe kërkoni zgjidhje të problemeve tuaja.

###

Politikanë! Përfshini gra dhe vajza si kandidate për kryetare bashkie apo këshilla bashkiakë, sipas përcaktimeve në Kodin Zgjedhor! Me këtë thirrje, KZLN i drejtohet partive politike që konkurrojnë më vete dhe partive politike pjesëtare të dy koalicioneve të regjistruara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kur kanë mbetur vetëm 3 ditë nga afati përfundimtar për dorëzimin e dokumentacionit ligjor për regjistrimin e kandidatëve.

Njoftim për shtyp

Tiranë, më 17 Mars 2015 - Koalicioni për Zgjedhje te Lira e Demokraci të Qëndrueshme
Koalicioni për Zgjedhje të Lira dhe të Ndershme dhe Demokraci të Qendrueshme vlerëson angazhimin e Kuvendit të Shqipërisë për shqyrtimin e ndryshimeve ligjore në Kodin Zgjedhor që vijnë si një kusht i domosdoshëm pas miratimit të ndarjes së re administrativo-territoriale.
Në këtë kuadër konsensusi mes palëve dhe sidomos pjesmarrja e opozitës në proces është thelbësore për procesin zgjedhor dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale.
KZLN i gjen të rëndësishme të gjitha propozimet në lidhje me kuotat gjinore dhe sanksionet përkatëse, përfshirë kriterin e refuzimit të listës dhe subjektit në procesin zgjedhor. KZLN inkurajon dhe vlerëson angazhimin e Aleancës së Grave Parlamentare dhe propozimet e tyre duke theksuar dhe mbështetur pa hezitim gjithë amendimet ligjore që janë propozuar. KZLN pret me padurim të shohë të gjitha këto ndryshime të pasqyruara në Kodin e përditësuar Zgjedhor.
Ndërkohë në kuadër të respektimit të të drejtës së votës KZLN gjatë monitorimit të zgjedhjeve të kaluara parlamentare ka evidentuar problematikat me të cilat janë përballur Personat me Aftësi të Kufizuar gjatë proceseve të votimit. Në këtë kontekst KZLN mbështet dhe vlerëson nismat e KQZ-së dhe angazhimin maksimal në marrjen e të gjitha masave që në zgjedhjet e datës 21 qershor të vitit 2015, të shmangë problematikat e evidetuara dhe të krijojë kushtet dhe lehtësitë e duhura, që Personat me Aftësi të Kufizuara të ushtrojnë të drejtën e votës, të barabartë, të lirë dhe të fshehtë. Në lidhje me këtë KZLN i bën thirrje Kryetarëve të Njësive të Qeverisjes Vendore të caktojnë Qendrat e Votimit në katet e para të objekteve publike dhe të marrin masa që aksesi në dhomën e votimit për personat me aftësi të kufizuar të jetë pa asnjë pengesë. KZLN vlerëson nismën e KQZ-së për angazhimin për herë të parë të 12 Personave me Aftësi të Kufizuara, në 12 qarqet e vendit, pranë Zyrave Rajonale Zgjedhore, me rastin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 21 qershor 2015.
KZLN përbëhet nga 25 organizata partnere dhe qindra vullnetarë në të gjithë vendin të cilët janë të gatshëm të kontribojnë që zgjedhjet lokale të 2015 të arrinë standartet e duhura. KZLN është duke monitoruar çdo ditë situatën politike në lidhje me zgjedhjet e ardhshme të 21 qershorit 2015.

Për më shumë informacion kontaktoni:
Facebook: https://www.facebook.com/KoalicioniPerZgjedhjeTeLiraETeNdershme 
Twitter: KZLN_CFFE Tel: 00355684046777

Njoftim për shtyp - KZLN publikon studimin kërkimor “Monitorimi i Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor Parësor në Shqipëri”

Tiranë, më 10 Mars 2015 - Koalicioni për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci të qendrueshme (KZLN-DQ) paraqiti sot rezultatet e studimit "Monitorimi i Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor Parësor në Shqipëri". Në një datë të vetme në 16 tetor 2014, KZLN vëzhgoi 550 Qendra Shëndetësore të Kujdesit Parësor (QSHKP) në Shqipëri. Vëzhgimi u krye në bazë të një pyetësori me 9 seksione dhe sipas parimeve statistikore. Vëzhguesit e angazhuar qëndruan në qendrat e përzgjedhura që nga momenti i hapjes së qendrave shëndetësore sipas orarit zyrtar të tyre dhe raportuan disa herë gjatë ditës lidhur me gjetjet sipas pjesëve të pyetësorit.
Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është që të ndikojë në përmirësimin e aksesit të qytetarëve shqiptarë për të marrë shërbimin e duhur mjekësor nga njësitë e kujdesit shëndetësor parësor dhe realizimi i një analize të vlefshme mbi funksionimin e qendrave shëndetësore në të gjithë Shqipërinë, tha Mirela Arqimandriti, drejtuese e projektit. Ajo vazhdoi duke thënë se i gjithë studimi shërbeu për të nxjerrë në pah cilat janë pikat e forta dhe të dobëta të qendrave shëndetësore dhe cilat fusha investimi mund të konsiderohen më të efektshme.
Në këtë aktivitet mori pjesë z.Ilir Beqaj, Ministër i Shëndetësisë, i cili theksoi:"Mbulimi universal mbetet sfida kryesore për reformimin e kujdesit shëndetësor dhe, padyshim, zgjerimi dhe forcimi i kujdesit shëndetësor parësor është thelbësor në kapërcimin e barrierave financiare, gjeografike e kulturore".
Ky aktivitet u përshëndet nga z. Donald Lu, Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.