Deklaratë e Përbashkët e Dhomës Zgjedhore

Drejtuar:

Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Z. Ilir Meta,
Kryeministrit të Shqipërisë, Z. Edi Rama
Krytarit të partisë më të madhë në opozitë, Z. Lulzim Basha
Të gjithë ligjvënësve në Kuvendin e Shqipërisë

Në vemendje të:

Delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë
Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë
Përfaqësisë së Këshillit të Europës në Tiranë
OSBE dhe të gjitha programeve të asistencës së huaj në Shqipëri

Komisioni Parlamentar i Ligjeve mori në shqyrtim javën e kaluar projektligjin "Për Vetëqeverisjen Vendore", një nismë ligjore e Këshillit të Ministrave.
Në konsultimin e draftit origjinal, hartuar dhe me asistencën e programeve të huaja, aktorët vendas të shoqërisë civile që u thirrën në konsultime (Tetor 2015) përkrahën fort risinë e projektligjit për kufizimin e mandateve të kryebashkiakeve në vetëm dy të tilla. Kjo ishte pa dyshim nje nga elementet më të rëndësishëm në listën e efekteve pozitive që sillte projektligji.
Kemi vene re me shqetesim se drafti i sjellë për miratim në Kuvend ka braktisur qasjen progresiste në fjalë, duke iu lejuar tre mandate të njëpasnjëshme krye-bashkiakëve, madje me të drejtën rizgjedhjeje për një të katërt.
Dhoma Zgjedhore vlerëson se ky ndryshim negative që ka pësuar projektligji është në kundërshtim me frymën e....

Lexoni deklaraten e plote