• Final-ConferenceZV2015
  • Rezultate-infografike-01

Njoftim për shtyp - Koalicioni për Zgjedhje të Lira dhe të Ndershme do të vëzhgojë Zgjedhjet Parlamentare 2013

 

Tiranë, 13 qershor 2013- Koalicioni për Zgjedhje të Lira dhe të Ndershme (KZLN), një bashkim organizatash të shoqërisë civile, paraqiti sot në Tiranë planin e tij për monitorimin e zgjedhjeve parlamentare 2013. Koalicioni, i formuar në nëntor 2012 nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim dhe Shoqata për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar, do të angazhojë mbi 600 vëzhgues vullnetarë në të gjithë Shqipërinë për të treja fazat e procesit zgjedhor: fushatën, ditën e zgjedhjeve dhe numërimin e votave.

"Koalicioni për Zgjedhje të Lira e të Ndershme (KZLN) është një Koalicion i pavarur, jo-partiak i themeluar me qëllimin promovimin e pjesëmarrjen qytetare në procesin zgjedhor si dhe vëzhgimin e këtij procesi. KZLN vendos theksin mbi çeshtje zgjedhore që ndikojnë në respektimin e të drejtave të grave dhe personave me aftësi të kufizuar. Në mënyrë të paanëshme, KZLN do të vëzhgojë zgjedhjet parlamentare të 2013 në Shqipëri duke analizuar nëse këto zgjedhje janë zhvilluar sipas standardeve ndërkombetare, dhe duke ofruar rekomandime për të përmiresuar proceset e ardhshme zgjedhore", tha zj Mirela Arqimandriti, Drejtoreshë Ekzekutive e QAGJZH.


Blerta Çani, përfaqësuese e SHDPAK theksoi se vëzhgimi i KZLN do të ketë një fokus të vecantë te pjesëmarrja e grave dhe personave me aftësi të kufizuar në proceset zgjedhore. Koalicioni më 7 maj ka dalë me një deklaratë mbi nivelin e përputhjes së listave të kandidatëve me dispozitat gjinore të kodit zgjedhor. Në ditën e zgjedhjeve, Koalicioni do të vëzhdojë se sa gra janë përfaqësuar në organet e administrimit zgjedhor, dhe se sa do të fitojnë mandate në Kuvend. Koalicioni gjithashtu do të vlerësojë nësë personat me aftësi të kufizuar do të mund të kenë kushtet e nevojshme në qendrat e votimit dhe nëse në ditën e zgjedhjeve ata do të mund të ushtrojnë të drejtën e votës në mënyrë të plotë.

KZLN do të monitorojë edhe veprimtarinë e KQZ-së dhe të procesit të apelimit.

KZLN e mbështet punën e tij mbi parimet e vëzhgimit që përfshijnë panashmërinë, objektivitetin dhe ndershmërinë. Të gjithë vëzhguesit e KZLN-së do të nënshkruajnë një zotim për një vëzhgim jo partizan.

Në qarkun e Tiranës, KZLN do të zbatojë një metodologji të re vëzhgimi e cila përfshin parime statistikore. Ajo do t'i mundësojë Koalicionit një vlerësim të saktë dhe të besueshëm të procesit të votimit. Sipas ekspertit ligjor, Erind Mërkuri, KZLN do ta zbatojë VBS në qarkun e Tiranës si qarku më i madh në vend, me një histori kontestimesh zgjedhore. Vëzhguesit e Koalicionit do të vendosen në një kampion prej 350 qendrash votimi në qarkun e Tiranës. Duke qenë se vëzhgimi bazohet në një kampion rastësor dhe përfaqësues qendrash votimi, gjetjet e vëzhgimit statistikor do të mund të përgjithësohen për të gjithë qarkun e Tiranës

Gjithashtu, KZLN do të ketë vëzhgues në të 18-të qendrat e numërimit të votave në Tiranë, për të vëzhguar të gjithë procesin e numërimit.

"Kjo do të jetë hera e parë në historinë e Shqipërisë që grupe vëzhguesish vendorë do të përdorin parime statistikore në vëzhgimin e zgjedhjeve", tha z. Mërkuri.

Kjo metodologji ësht ënë përputhje të plotë me standardet e pranuara ndërkomëbatre për Vëzhgimin Vendor të Zgjedhjeve.
Koalicioni ka kryer tashmë trajnimin e 13 trajnerëve dhe po vijon me trajnimin e gjithë vëzhguesve të tjerë të akredituar. Javën tjetër, Koalicioni do të publikojë raportin paraprak të zgjedhjeve. Në datën 20 qershor, Koalicioni do të mbajë një simulim të ditës së zgjedhjeve për të parë sesi funksionon në praktikë mekanizmi i mbledhjes dhe raportimit të të dhënave nga vëzhguesit. Në datën 23 qershor Koalicioni do të dalë me raporte periodike për publikun dhe në datën 24 qershor, më një raport paraprak monitorimi. I gjithë informacioni do të publikohet në kohë reale në faqen e internetit të Koalicionit www.kzln.org si dhe në rrjetet sociale në adresat e mëposhtme.
Projekti i vëzhgimit të zgjedhjeve të KZLN po asistohet nga Instituti Demokratik Amerikan - NDI nëpërmjet fondeve të USAID-it.

Për më shumë informacion, lutem kontaktoni:
Mirela Arqimandriti
Email: Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.
Cel: 068 20 59 301
www.kzln.org
Facebook: Koalicioni për Zgjedhje të Lira e të Ndershme
Twitter: KZLN_CFFE_Albania