• Final-ConferenceZV2015
  • Rezultate-infografike-01

Njoftim për shtyp mbi Hapjen e Qendrave të Votimit

Tiranë 23 qershor, 13.30 - Sot Koalicioni për Zgjedhje të Lira e të Ndershme (Koalicioni) shpërndau me sukses 350 vëzhgues në një kampion të rastësishëm dhe përfaqësues qendrash votimi në Qarkun e Tiranës. Shpërndarja e vëzhguesve në një kampion të rastësishëm dhe përfaqësues në Qarkun e Tiranës bën të mundur përgjithësimin e gjetjeve për të gjithë qarkun. Kampioni ka një nivel besueshmërie prej 95 % dhe një marzh gabimi prej 4.8 %. Bazuar në vëzhgimin e realizuar në 350 qendrat e votimit në Qarkun e Tiranës, gjetjet e Koalicionit mbi procedurat e hapjes janë sa më poshtë:

 Në bazë të informacionit të marrë nga vëzhguesit e pavarur të Koalicionit, procesi i hapjes së qendrave të votimit në Qarkun e Tiranës ka qenë përgjithësisht i rregullt me përjashtim të disa problemeve procedurale. Nëntëdhjetë e pesë përqind e qendrave të votimit ishin pajisur me materialet e nevojshme për fillimin e procesit të votimit, si listat e zgjedhësve, fletët e votimit dhe vulat zyrtare. Sipas të dhënave të KZLN, 96.3% e qendrave të votimit në Tiranë u hapën brenda 30 minutave të para. Vetëm 3.7 % e qendrave të votimit në Qarkun e Tiranës u hapën me vonesë – pas orës 7:30 të mëngjesit. Megjithatë, materialet e fushatës nuk ishin hequr në 25 % të qendrave të votimit në Qarkun e Tiranës. Kjo përbën shkelje të Nenit 101/1 , shkronja b, të Kodit Zgjedhor.


• Fatkeqësisht, 60 % e qendrave të votimit në Tiranë nuk mundësojnë akses fizik për votuesit me aftësi të kufizuar dhe në 68 % të tyre nuk kishte dhoma të fshehta të përshtatshme për këta votues. Kjo problematikë u ndesh më tepër në KZAZ-të 26, 29, dhe 37. Koalicioni gjithashtu vëren se megjithëse KQZ planifikoi të siguronte mjete të posaçme votimi për votuesit e verbër, projekti nuk u realizua. Për rrjedhojë, shumë votues të verbër nuk arritën të votonin në mënyrë të lirë, të drejtpërdrejtë dhe të fshehtë. Megjithëse vendimi i KQZ-së për dhënien e fondeve për përshtatjen e qendrave të votimit për personat me aftësi të kufizuar ishte shpresëdhënës, kërkohen përpjekje të mëtejshme për të realizuar nevojat specifike të votuesve me aftësi të kufizuar fizike.

• Në 22 % të qendrave të votimit në Qarkun e Tiranës nuk ka asnjë grua anëtare të Komisionit të Qendrës së Votimit dhe vetëm 22 % e Komisioneve të Qendrave të Votimit kryesohen nga një grua. Deri më tani, Koalicioni ka marrë 8 raportime të rasteve të votimit familjar, por nuk ka marrë raportime për incidente të tjera serioze gjatë procesit të votimit.

Koalicioni dënon vrasjen e simpatizantit të LSI-së jashtë qendrës së votimit në Laç, në Qarkun e Lezhës si dhe rastet e tjera të dhunës zgjedhore. Koalicioni u bën thirrje partive politike që publikisht t'u kërkojnë mbështetësve të tyre të ruajnë qetësinë, të shmangin dhunën dhe të lejojnë që procesi zgjedhor të vazhdojë qetësisht.

KZLN nuk do të dalë me një vlerësim për procesin deri sa ai të ketë përfundunduar dhe të jenë përpunura të gjitha të dhënat e marra. Për informacion të mëtejshëm vizitoni faqen tonë www.klzn.org. Na ndiqni gjithashtu në Facebook dhe Twitter.

Koaliconi për Zgjedhje të Lira e të Ndershme (KZLN) është një koalicion i pavarur i krijuar nga tre organizata jofitimprurëse shqiptare me qëllim nxitjen e pjesmarrjes së qytetarëve në votime dhe vëzhgimin e proceseve zgjedhore. Koalicioni i kushton vëmendje të veçantë çështjeve që ndikojnë tek votuesit me aftësi të kufizuara dhe votueset femra.

Veprimtaritë monitoruese të zgjedhjeve të KZLN-së, po asistohen nga Instituti Demokratik Amerikan NDI nëpërmjet fondeve të USAID-it, Agjencisë Austriake për Zhvillim e Bashkëpunim, Civil Rights Defenders, Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, dhe më e rëndësishmja, nismat e KZLN-së për Zgjedhjet Parlamentare të 23 Qershorit 2013 po mbështeten nga qindra qytetarë shqiptarë, të cilët vullnetarisht po japin kontributin e tyre pranë KZLN-së.

Could not load widget with the id 24.

Për më shumë informacion, lutem kontaktoni: Mirela Arqimandriti
Email: Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.
Cel: 068 20 59 301 www.kzln.org
Facebook: Koalicioni për Zgjedhje të Lira e të Ndershme
Twitter: KZLN_CFFE_Albania