• Final-ConferenceZV2015
  • Rezultate-infografike-01

Njoftim për shtyp

Tiranë, më 17 Mars 2015 - Koalicioni për Zgjedhje te Lira e Demokraci të Qëndrueshme
Koalicioni për Zgjedhje të Lira dhe të Ndershme dhe Demokraci të Qendrueshme vlerëson angazhimin e Kuvendit të Shqipërisë për shqyrtimin e ndryshimeve ligjore në Kodin Zgjedhor që vijnë si një kusht i domosdoshëm pas miratimit të ndarjes së re administrativo-territoriale.
Në këtë kuadër konsensusi mes palëve dhe sidomos pjesmarrja e opozitës në proces është thelbësore për procesin zgjedhor dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale.
KZLN i gjen të rëndësishme të gjitha propozimet në lidhje me kuotat gjinore dhe sanksionet përkatëse, përfshirë kriterin e refuzimit të listës dhe subjektit në procesin zgjedhor. KZLN inkurajon dhe vlerëson angazhimin e Aleancës së Grave Parlamentare dhe propozimet e tyre duke theksuar dhe mbështetur pa hezitim gjithë amendimet ligjore që janë propozuar. KZLN pret me padurim të shohë të gjitha këto ndryshime të pasqyruara në Kodin e përditësuar Zgjedhor.
Ndërkohë në kuadër të respektimit të të drejtës së votës KZLN gjatë monitorimit të zgjedhjeve të kaluara parlamentare ka evidentuar problematikat me të cilat janë përballur Personat me Aftësi të Kufizuar gjatë proceseve të votimit. Në këtë kontekst KZLN mbështet dhe vlerëson nismat e KQZ-së dhe angazhimin maksimal në marrjen e të gjitha masave që në zgjedhjet e datës 21 qershor të vitit 2015, të shmangë problematikat e evidetuara dhe të krijojë kushtet dhe lehtësitë e duhura, që Personat me Aftësi të Kufizuara të ushtrojnë të drejtën e votës, të barabartë, të lirë dhe të fshehtë. Në lidhje me këtë KZLN i bën thirrje Kryetarëve të Njësive të Qeverisjes Vendore të caktojnë Qendrat e Votimit në katet e para të objekteve publike dhe të marrin masa që aksesi në dhomën e votimit për personat me aftësi të kufizuar të jetë pa asnjë pengesë. KZLN vlerëson nismën e KQZ-së për angazhimin për herë të parë të 12 Personave me Aftësi të Kufizuara, në 12 qarqet e vendit, pranë Zyrave Rajonale Zgjedhore, me rastin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 21 qershor 2015.
KZLN përbëhet nga 25 organizata partnere dhe qindra vullnetarë në të gjithë vendin të cilët janë të gatshëm të kontribojnë që zgjedhjet lokale të 2015 të arrinë standartet e duhura. KZLN është duke monitoruar çdo ditë situatën politike në lidhje me zgjedhjet e ardhshme të 21 qershorit 2015.

Për më shumë informacion kontaktoni:
Facebook: https://www.facebook.com/KoalicioniPerZgjedhjeTeLiraETeNdershme 
Twitter: KZLN_CFFE Tel: 00355684046777