Deprecated: iconv_set_encoding(): Use of iconv.internal_encoding is deprecated in /home2/kzlnorg/public_html/libraries/joomla/string/string.php on line 28

Deprecated: iconv_set_encoding(): Use of iconv.input_encoding is deprecated in /home2/kzlnorg/public_html/libraries/joomla/string/string.php on line 29

Deprecated: iconv_set_encoding(): Use of iconv.output_encoding is deprecated in /home2/kzlnorg/public_html/libraries/joomla/string/string.php on line 30

Strict Standards: Declaration of JParameter::loadSetupFile() should be compatible with JRegistry::loadSetupFile() in /home2/kzlnorg/public_html/libraries/joomla/html/parameter.php on line 512

Strict Standards: Only variables should be assigned by reference in /home2/kzlnorg/public_html/plugins/system/bigshotgoogleanalytics/bigshotgoogleanalytics.php on line 29
Deklarata e KZLN në kuadër të Dhomës së Situatës Zgjedhore “Dhoma Zgjedhore për Reformën Elektorale”

Strict Standards: Only variables should be assigned by reference in /home2/kzlnorg/public_html/plugins/content/myFlickr/myFlickr.php on line 241
  • Final-ConferenceZV2015
  • Rezultate-infografike-01

Strict Standards: Only variables should be assigned by reference in /home2/kzlnorg/public_html/plugins/content/myFlickr/myFlickr.php on line 241

Deklarata e KZLN në kuadër të Dhomës së Situatës Zgjedhore “Dhoma Zgjedhore për Reformën Elektorale”

Në kuadër të projektit të Dhomës së Situatës Zgjedhore, KZLN ka për qëllim promovimin e depolitizimit dhe profesionalizmit të organeve të administrimit zgjedhor (EMB) në Shqipëri dhe lobimin pranë Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore për garantimin e këtij standardi në Kodin Zgjedhor. Në përmbushje të këtij qëllimi, KZLN do të punojë me partitë dhe jo kundër tyre për të garantuar standardet dhe praktikat më të mira në menaxhimin zgjedhor. KZLN beson se depolitizimi i administratës zgjedhore dhe garantimi i profesionalizmit të saj në të gjitha nivelet është në interes si të partive ashtu edhe të qytetarëve dhe i shërben interesit të gjerë publik për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne jemi të vetëdijshëm se jo të gjitha partitë ndajnë të njëjtin perceptim. Në mënyrë të veçantë partitë e mëdha parlamentare ende kanë vështirësi të shkëputen nga koncepti i menaxhimit të zgjedhjeve si privilegj dhe jo si detyrim qytetar. Por ne e konsiderojmë këtë fakt burim për motivim më të madh dhe jo për stepje. Ne e kuptojmë se duhet me shumë punë, më shumë këmbëngulje, më shumë dialog deri sa të mbërrijmë tek depolitizimi i menaxhimit të zgjedhjeve.

Përgjatë monitorimit të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të vitit 2013 dhe zgjedhjeve vendore të vitit 2015, KZLN ka vënë re problemet e njëpasnjëshme në administrimin e zgjedhjeve që lidheshin kryesisht me: (1) nivelin e lartë të influencës partiake në formimin e komisioneve dhe organizimin e punës së tyre sipas këtyre ndasive; (2) paqëndrueshmërinë e administratës zgjedhore dhe lëvizjet e vazhdueshme të komisionerëve edhe përtej afateve të përcaktuara në ligj; (3) mungesën e profesionalizimit të administratorëve zgjedhor që vinte edhe si pasojë e dy faktorëve të parë. Këto probleme janë evidentuar edhe në raportet e OSCE/ODIHR, të cilat momentalisht po drejtojnë punën e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore. Komisioni duhet mbështetur fort nga shoqëria civile që t'i japë përgjigjen më të mirë dhe më të dobishme këtyre rekomandimeve. Zgjidhjet që do të adoptohen duhet të jenë të qarta, të sigurta, të efektshme dhe përfundimtare. Menaxhimi i depolitizuar i zgjedhjeve të ardhshme duhet trajtuar jo vetëm si garanci, por edhe si provë si për vullnetin e mirë të partive ashtu edhe për suksesin e reformës.
KZLN ka angazhuar ekspertë për përpilimin e rekomandimeve konkrete në këtë drejtim. Në këtë kuadër do të propozohen ndryshime në Kodin Zgjedhor në lidhje me natyrën dhe funksionimin e organeve të administrimit zgjedhor si dhe do të propozohen modele alternative menaxhimi. KZLN do të advokojë pranë partive dhe Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore për adaptimin e këtyre ndryshimeve.
KZLN beson se zgjedhjet nuk janë as instrument dhe as privilegj i partive apo i shoqërisë civile. Ndaj dhe reforma zgjedhore nuk duhet t'u nënshtrohet interesave të ngushta të tyre. Zgjedhjet dhe reforma u përkasin zgjedhësve dhe aktorët e procesit duhet të udhëhiqen nga interesi publik. Ky emërues i përbashkët duhet vënë në themel të punës së gjithësecilit prej nesh.

Koalicioni për Zgjedhje të Lira e të Ndershme e për Demokraci të Qendrueshme (KZLN) është një organizatë e pavarur, jopartiake, e krijuar me qëllim nxitjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në votime dhe sigurimin e demokracisë së qendrueshme. Për më shumë informacion, ju lutem vizitoni faqen www.kzln.org.al dhe/ose kontaktoni me e-mail: Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.

Lidhje të dobishme


Strict Standards: Only variables should be assigned by reference in /home2/kzlnorg/public_html/plugins/content/myFlickr/myFlickr.php on line 241