RRETH NESH

Koalicioni për Zgjedhje të Lira dhe të Ndershme dhe Demokraci të Qëndrueshme (KZLN) është një organizatë shqiptare jo-fitimprurëse e organizuar si qendër. KZLN është krijuar me 6 mars 2014 si një koalicion i pavarur dhe jo-partiak me qëllimin për të kontribuar në organizimin e zgjedhjeve të lira, të drejta, transparente dhe demokratike në Shqipëri nëpërmjet vëzhgimit të ushtrimit nga qytetarët të të drejtës së votës dhe të cilësisë së barazisë, bazuar në standartet ndërkombëtare të zgjedhjeve.

Gjatë dy viteve të ekzistencës, KZLN është fokusuar në proceset elektorale. Koalicioni konsiston në 29 organizata dhe 1000 vullnetarë në të gjithë vendin. Për vëzhgimin e proceseve zgjedhore, KZLN udhëhiqet nga standartet ndërkombëtare për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe parimet statistikore.

KZLN e bazon punën e tij në standartet ndërkombëtare të mishëruara në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut (UDHR), Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat Politike dhe Civile (ICCPR), Dokumentin e OSBE-së të Kopenhagës, Konventën e Kombeve të Bashkuara mbi Eliminimin e të Gjithë Formave të Diskriminimit Kundër Grave (CEDAW), Konventën mbi të Drejtat e Njërëzve me Paaftësi dhe Deklaratën e Parimeve Globale për Vëzhgimin Jo-Partiak.

KZLN është anëtar i Rrjetit Global të Vëzhguesve Vendorë të Zgjedhjeve (GNDEM).

Misioni i KZLN

KZLN promovon demokracinë në Shqipëri nëpërmjet përfshirjes qytetare, monitorimit të proceseve politike dhe elektorale, çuarjes përpara të dialogut dhe bashkëpunimit dhe mobilizimit të burimeve dhe ekspertizës.

Vizioni i KZLN

KZLN, e dedikuar dhe ekselente në përpjekjet e saj për ndryshim demokratik.

Vlerat e KZLN

Detyrat dhe përgjegjësitë e KZLN ndaj partnerëve

KZLN do të punojë së bashku me organizatat partnere në bazë të parimeve si vijon:
• Të vazhdojë të jetë një organizatë e menaxhuar ne mënyrë transparente që siguron një mjedis pune të denjë për stafin dhe partnerët.
• Të vazhdojë krijimin e marrëdhënieve me organizatat partnere, institucionet Kombëtare e Ndërkombëtare.
• Të përmirësojë cilësinë, karakterin dhe besueshmërinë e proceseve elektorale në Shqipëri.