• Final-ConferenceZV2015
  • Rezultate-infografike-01

Koalicioni për Zgjedhje të Lira e të Ndershme dhe për Demokraci të Qendrueshme do të vëzhgojë performancën e qendrave shëndetësore në të gjithë Shqipërinë.

header

PËRSHKRIM I SHKURTËR I PROJEKTIT

Koalicioni për Zgjedhje të Lira e të Ndershme dhe për Demokraci të Qendrueshme (KZLNDQ) do të ushtrojë parimet statistikore të vëzhgimit, tashmë të zbatuara në qershor 2013 me rastin e zgjedhjeve parlamentare, për monitorimin e performancës së qendrave shëndetësore në të gjithë Shqipërinë. Metodologjia që do të përdoret nuk është shumë e ndryshme nga ajo e përdorur për monitorimin e zgjedhjeve (ose e njohur ndryshe si Vëzhgimi me Baza Statistikore) që është një mjet i fuqishëm që do t'i lejojë organizatës të kryejë një monitorim të besueshëm të qendrave shëndetësore dhe degët e tyre të vogla duke krahasuar shërbimet përkatëse në qendra të ndryshme shëndetësore për të gjithë Shqipërinë.

Si do të funksionojë?

KZLN do të pozicionojë 550 vëzhgues të palëvizshëm në çdo qendër shëndetësore apo degë të tyre sipas modelit/mostrës e cila do të jetë përfaqësuese në të gjithë Shqipërinë. Vëzhguesit do të jenë prezent në qendrat shëndetësore përgjatë gjithë orarit të punës së një qendre shëndetësore dhe do të mbledhin informacionin e përshtatshëm që do e lejojë KZLNDQ të vlerësojë performancën e qendrave shëndetësore. Monitorimi i qendrave shëndetsore do të ndodhë në një ditë gjatë muajit Tetor, 2014.

 

Duke shpërndarë vëzhguesit në qendrat shëndetësore dhe degët e tyre të përzgjedhura në mënyrë të rastësishme KZLN mund të bëjë një vlerësim të saktë të shërbimit që ofrohet në qendrat shëndetësore dhe meqënëse do të përdoren parimet statistikore të përzgjedhjes së rastësishme rezultati do të përfaqësojë të gjitha qendrat shëndetësore dhe degët e tyre në Shqipëri.

Çfarë lloj informacioni do të mblidhet?

Monitoruesit e KZLN-së do të trajnohen nga stafi teknik i projektit dhe do të jenë plotësisht të përgatitur për të vëzhguar aspektet kritike të shërbimit në qendrat shëndetësore dhe për të mbledhur informacionin e duhur. Informacionet që do të mblidhen përmes një pyetësori të përcaktuar do ti lejojnë expertëve statistikorë të KZLN-së të nxjerrin përfundime dhe rekomandime të cilat do t'i ofrohen Ministrisë së Shëndetësisë për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore. Njësoj si në rastin e monitorimit të zgjedhjeve, një formë standarte/pyetësor do të përdoret për të mbledhur informacionin i cili do të transmentohet direkt përmes lidhjeve telefonike në qendrën e komunikimit që do të ngrihet në Tiranë. Çdo vëzhgim do të hidhet në një bazë të dhënash të dizenjuar veçanërisht, që do e lejojë KZLNDQ të agregojë dhe analizojë të dhënat. Pasi të analizohen të dhënat, KZLNDQ do të prezantojë gjetjet më të rëndësishme me publikun dhe aktorët e tjerë, përmes të gjitha formave të medias.

Sa e besueshme është metodologjia që do të përdorë KZLN-ja?

Niveli i besimit në metodologjinë që do të zbatohet përmes këtij projekti është 95% dhe është e njëjtë si metoda e vëzhgimit statistikor të përdorur gjatë monitorimit të zgjedhjeve. Niveli 95 % i besimit në përdorimin statistikor është një standard i lartë e i pranueshëm besueshmërie në të gjithë botën. Prandaj të gjithë shqiptarët duhet të kenë besim në gjetjet e KZLN-së pas vëzhgimit të qendrave shëndetësore. Hulumtimi gjithashtu do të ketë një diferencë gabimi që
përcaktohet nga madhësia e mostrës. Kufiri i gabimit do të rikalkulohet kur mostra të jetë përfundimtare dhe pritet të jetë nën 3.5%.

Projekti mbështetet nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) përmes Assist Impact.

Gjithë informacioni i duhur rreth ecurisë së projektit dhe gjetjet e tij do të jenë të vlefshme në:
Websitin: www.kzln.org.al,
Face Book: Koalicioni për Zgjedhje te Lira e te Ndershme
Twitter: KZLN_CFFE

Për më shumë informacion ju lutem kontaktoni:

Mirela Arqimandriti
Drejtuese e Ekipit të Projektit "Monitorimi i Qendrave Shëndetësore në Shqipëri"
Drejtore Ekzekutive, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim, organizatë partnere e KZLNDQ
E-mail: Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.; Tel: 00355682059301

Erjona Mulellari
Koordinatore e Proejktit
Drejtore Ekzekutiv, KZLDQ
E-mail: Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa. ; Tel: 00355684046777
Adresa: Rr "Abdyl Frasheri", f.10 / 1, shk.1, ap.3,
Tiranë, Shqipëri