• Final-ConferenceZV2015
  • Rezultate-infografike-01

Trajnim i trajnerëve në kuadrin e zbatimit të projektit “Vëzhgim mbi Qendrat Shëndetësore në Shqipëri”

Tiranë, 2 shtator 2014 Koalicioni për Zgjedhje të Lira e të Ndershme dhe për Demokraci të Qendrueshme filloi ciklin e trajnimeve të trajnerëve në kuadrin e zbatimit të projektit "Vëzhgim mbi Qendrat Shëndetësore në Shqipëri". Nëpërmjet këtyre trajnimeve, KZLN synon të përgatisë një grup trajnerësh të paisur me njohuritë përkatëse për të kryer trajnimin në çdo rreth me monitoruesit. Në këtë trajnim marrin pjesë edhe koordinatorët lokalë për çdo qark.

Çështjet e trajtuara gjatë trajnimit janë:
- Çfarë është vëzhgimi vendas dhe si do të funksionojë ai. Metodologjia që do të përdoret në vëzhgimin e QSHKP.
- Përgjegjësitë e vëzhgimit dhe afatet kohore.
- Informacion mbi funksionimin administrativ dhe ligjor të QSHKP, veprimtarinë e QSH dhe të drejtat e pacientit.
- Si do të plotësohet pyetësori kryesor i këtij vëzhgimit, formulari i ankesave dhe formulari i incidentive kritike. Karakteristika të ditës së monitorimit.
Trajnimet bazohen tek manuali me titull "Vëzhgimi i Qendrave të Kujdesit Shëndetësor Parësor", i përgatitur nga skuadra e KZLN-së.
Trajnimet do të zhvillohen në datat: 2, 3 dhe 5 shtator në zyrat e KZLN-së
Ky projekt mbështetet nga Assist Impact nëpërmjet fondeve të USAID.