• Final-ConferenceZV2015
  • Rezultate-infografike-01

Njoftim për shtyp - Koalicioni për Demokraci të Qendrueshme publikon rezultate të tjera në lidhje me procesin e monitorimit të Qendrave Shëndetësore Të Kujdesit Parësor në të gjithë Shqipërinë

Tiranë, më 21 Tetor 2014 - Koalicioni për Demokraci të Qëndrueshme paraqiti sot rezultate të tjera (Ju lutem gjeni në aneksin 1 të këtij njoftimi për shtyp gjetjet) të vëzhgimit të 550 Qendrave Shëndetësore të Kujdesit Parësor (QSHKP) në Shqipëri. Vëzhgimi u krye në një ditë të vetme, 16 tetor 2014, në 550 QSHKP-të të përzgjedhura sipas parimeve statistikore. Vëzhguesit qëndruan në qendrat e përzgjedhura që nga momenti i hapjes së qendrave shëndetësore sipas orarit zyrtar të tyre dhe raportuan tre herë gjatë ditës lidhur me gjetjet sipas pjesëve të pyetësorit.

Shtyp këtu për
Njoftimin e plotë
për shtyp

 

Shtyp këtu për
Shtojcën
e gjetjeve

press-release   Annex