Njoftim për shtyp - Koalicioni për Zgjedhje të Lira dhe të Ndershme dhe Demokraci të Qëndrueshme do të monitorojë Performancën e Qendrave Shëndetësore në të gjithë Shqipërinë

Tiranë, më 1 gusht 2014 - Koalicioni për Zgjedhje të Lira dhe të Ndershme dhe Demokraci të Qëndrueshme (KZLDQ) starton projektin për monitorimin e qendrave shëndetësore. Projekti parashikon vëzhgimin e aspektit operativ dhe teknik të qendrave shëndetësore dhe degëve të vogla në varësi të tyre si dhe hartimin e rekomandimeve për Ministrinë e Shëndetësisë për përmirësimin e shërbimeve mjekësore për qytetarët shqiptarë.
"KZLDQ është një Koalicion jo-partiak, i pavarur, i themeluar fillimisht për të nxitur pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje dhe vëzhgimin e procesit zgjedhor. Megjithatë, ndërkohë ne kemi zgjeruar misionin tonë dhe fushën e aktivitetit, duke synuar të përdorim mjetet e monitorimit të zgjedhjeve dhe metodologjinë për demokratizimin e mëtejshëm të shoqërisë shqiptare dhe adresimin e nevojave të qytetarëve shqiptarë ", tha znj. Erjona Mulellari, Drejtore Ekzekutive e KZLDQ.
"Sistemi shëndetësor në Shqipëri është kryesisht publik, ku Ministria e Shëndetësisë është aktori kryesor, dhe përgjegjës për hartimin e politikave dhe strategjive, rregullimin e sistemit shëndetësor dhe koordinimin e të gjitha palëve të interesuara brenda dhe jashtë sistemit shëndetësor", tha zonja Milva Ekonomi, Zëvendës Ministre e Shëndetësisë.
Zëvendës Ministria e Shëndetësisë, Znj. Ekonomi, shpjegoi gjithashtu se, shërbimi diagnostik dhe kurativ shëndetësor është i organizuar në tre nivele: shërbimin parësor, shërbimin spitalor dytësor dhe shërbimin spitalor tretësor. Njësia bazë është shërbimi parësor në qendrat shëndetësore. Gjithsej janë 415 njësi të tilla të kontraktuara me buxhetin të vetin. Këto 415 njësi kanë degët e tyre të vogla në fshatra me personel infermierë, të cilët ofrojnë shërbime bazë të tilla si kujdesi për fëmijët dhe gratë shtatzëna, vaksinimin e fëmijëve, planifikimin familjar, trajtimin e rasteve emergjente mjekësore dhe referimin e pacientëve te mjeku ose në spital".
Metodologjia që KZLDQ do të aplikojë për monitorimin e qendrave shëndetesore nuk do të ndryshojë rrënjësisht nga metodologjia e përdorur për monitorimin e zgjedhjeve (e njohur zakonisht si Vëzhgim i Bazuar Statistikor - VBS) i cili është mjet i fuqishëm që do të lejojë koalicionin të mbledhë informacion me lehtësi dhe sistematikisht në lidhje me funksionimin e qendrave shëndetësore dhe degët e tyre.
"Gjatë muajit tetor 2014, KZLDQ do të dërgojë 550 vëzhgues tek qendrat shëndetësore të përzgjedhura si kampione dhe degët e tyre në të gjithë Shqipërinë. Vëzhguesit do të jenë të pranishëm në vendin e caktuar gjatë gjithë orarit të punës së qendrës shëndetësore dhe / ose degës së tyre dhe do të mbledhë të dhënat përkatëse për kërkimin shkencor ", tha Mirela Arqimandriti, drejtuesja e ekipit dhe përfaqësuese e Qendres Aleanca Gjinore për Zhvillim, një nga organizatat partnere e KZLDQ.
Bazuar në Ligjin e numrave të mëdhenj dhe Teoremen Qendrore Kufitare, si bazë për marrjen e mostrave, duke vëzhguar qendrat shëndetësore dhe degët e tyre si mostër e rastit dhe përfaqësuese, KZLDQ do të ketë mundësi që të bëjë vlerësimin e informacioneve të mbledhura të të gjitha qendrave shëndetësore në Shqipëri. Gjetjet do t'i paraqiten publikut me saktësi deri në 95% brenda kufirit të gabimit prej deri në + / -3.5%.
KZLDQ do të punojë ngushtë me Ministrinë e Shëndetësisë për hartimin e pyetësorit dhe të programit të trajnimit për vëzhguesit e kështu do marren parasysh të gjitha aspekte të rëndësishme të funksionimit të qendrave shëndetësore. Të gjithë vëzhguesit tanë do të jenë të trajnuar për këtë proces dhe do të bëjnë raportimin në një qendër të bazuar në Tirana gjatë gjithë ditës kërkimore (gjatë, muajit tetor, 2014).
"Një nga pengesat me të cilat jemi ndeshur është hartimi i një liste të plotë të qendrave shëndetësore e degëve të tyre, por ne jemi duke punuar me Ministrinë e Shëndetësisë që të hartojmë një listë të tillë duke përdorur mënyrën e duhur për të pasur mundësinë për të përpunuar një mostër përfaqësuese të zgjedhur në mënyrë të rastësishme për 550 qendra shëndetësore", tha zonja Mirela Arqimandriti.
KZLDQ, para dhe pas ditës kërkimore, do të informojë publikun mbi konkluzionet dhe rekomandimet kyçe për përmirësimin e shërbimeve mjekësore në Shqipëri.
Projekti mbështetet nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) përmes Shoqatës Assist Impact.
Të gjitha informacionet lidhur me ecurinë e projektit dhe rezultatet e punës kërkimore shkencore do të jetë në dispozicion në:
Websitin: www.kzln.org.al
Facebook: Koalicioni per Zgjedhje te Lira e të Ndershme
Twitter: KZLN_CFFE

Për më shumë informacion ju lutem kontaktoni:

Mirela Arqimandriti
Drejtuese e Ekipit,
Projekti "Monitorimi i Qendrave Shëndetësore në Shqipëri"
E-mail: Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.
Tel: 00355682059301

Erjona Mulellari
Drejtore Ekzekutiv, KZLDQ
E-mail: Erjona.Mulellari @ kzln.org.al
Tel: 00355684046777

Adresa: Rr "Abdyl Frasheri", f.10 / 1, shk.1, ap.3,
Tiranë, Shqipëri