Njoftim për shtyp - KZLNDQ prezanton raportin paraprak mbi Ditën e Zgjedhjeve të 21 qershorit 2015

Tiranë, më 22 qershor, ora 09:30 – Koalicioni për Zgjedhje të Lira e të Ndershme e Demokraci të Qendrueshme (KZLNDQ) prezantoi sot raportin paraprak në lidhje me gjetjet e vëzhgimit të procesit të votimit të cilat pasqyrojnë situatën në të gjitha Qendrat e Votimit në mbarë vendin.

"Bazuar tek informacioni i marrë nga vëzhguesit e pavarur të KZLNDQ, nuk ka patur gabime të rëndësishme proceduriale / ose shkelje gjatë procesit në ditën e zgjedhjeve nga hapja e qendrave të zgjedhësve, procedurat e votimit dhe mbylljes së qendrave të votimit" – tha znj. Mirela Arqimandriti, drejtuese e skuadrës së KZLNDQ-së.

"KZLNDQ shpreh shqetësim në lidhje me faktin që gjatë procedurave të hapjes në 17 % të rasteve komisionerët e qendrave të votimit nuk shpërndanë kopjen e procesverbalit të vulave të sigurisë te vëzhguesit e partive politike " – tha z. Dhimitër Gjodede, analist pranë KZLNDQ-së.


10 % e qendrave të votimit nuk u hapën me numrin e duhur të komisionerëve.

"Në 37 % të qendrave të votimit nuk kishte gra komisionere dhe vetëm në 15 % të qendrave të votimit gratë kishin detyrën e kryetares së komisionit të qendrës së votimit. Në 57 % të qendrave të votimit votuesit me aftësi të kufizuar nuk mundën të hidhnin votën e tyre në mënyrë të fshehtë pasi këto qendra ishin të papërshtatura për ta" – tha Erjona Mulellari, koordinatore e përgjithshme e vëzhguesve.

"Në 90 % të qendrave të votimit, partitë e mëdha Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kishin vëzhguesit e tyre, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim kishte vezhgues në 80 % të qendrave të votimit", – tha z. Dhimitër Gjodede, analist pranë KZLNDQ-së.

"Është shumë shqetësuese që në 25 % të qendrave të votimit pati votues që nuk gjetën emrin në listë", – tha z. Dhimitër Gjodede, analist pranë KZLNDQ-së.

Për të marrë informacion të përditësuar rreth zhvillimeve të fundit, ju lutemi ndiqni Koalicionin në:

Facebook: Koalicioni për Zgjedhje të Lira e të Ndershme
Twitter: KZLN_CFFE_Albania
Faqja e internetit: www.kzln.org.al

Për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni:
Mirela Arqimandriti, Drejtuese e Projektit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve
Erjona Mulellari, Drejtore Ekzekutive, KZLNQD
Dhimitër Gjodede, Koordinator i Vëzhguesve Afatgjatë
Email: Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa. Cel: 068 20 59 301

Koalicioni për Zgjedhje të Lira e të Ndershme e për Demokraci të Qendrueshme (KZLNQD) është një organizatë e pavarur, jopartiake, e krijuar me qëllim nxitjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në votime dhe sigurimin e demokracisë së qendrueshme. KZLNQD u kushton vëmendje të veçantë të drejtave të njeriut para ligjit, çështjeve që ndikojnë tek votuesit me aftësi të kufizuara si dhe çështjeve të barazisë gjinore. KZLNQD, bazuar në të dhënat e datës 6 qershor 2015, përbëhet nga 30 organizata partnere dhe nga qindra vullnetarë në të gjithë Shqipërinë që punojnë në mbështetje të KZLNQD-së për vëzhgimin e Zgjedhjeve Vendore të datës 21 qershor 2015. Ky Projekt për Vëzhgimin e Zgjedhjeve për Organet e Qeverisjes Vendore mbështetet nga Assist Impact nëpërmjet fondeve të USAID-it. KZLNQD po asistohet teknikisht nga Instituti Demokratik Amerikan, NDI.