Koalicioni për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci të Qëndrueshme KZLN përshëndet miratimin e 12 projektvendimeve në mbledhjen e parë të KQZ për vitin 2015 në datë 21.01.2015.

DEKLARATE
Koalicioni për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci të Qëndrueshme KZLN përshëndet miratimin e 12 projektvendimeve në mbledhjen e parë të KQZ për vitin 2015 në datë 21.01.2015.
KZLN vlerëson se këto 12 vendime janë një referim dhe bazë kyce për një nisje sa më efikase dhe të shpejtë të përgatitjeve për zgjedhjet vendore nga ana e institucioneve dhe partive politike. Koalicioni konstaton vecanërisht të rëndësishëm zbatimin dhe vijueshmërinë e plotë të vendimit "Për përdorimin e kamerave regjistruese dhe të monitorëve për shfaqjen e fletëve të votimit në vendet e numërimit të votave në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore 2015" në kuadër të transparencës me publikun, mediat dhe partnerët e shoqërisë civile për një process të besueshëm, të lirë dhe demokratik të votimit.
Ndër të tjera KZLN shpreh angazhimin për bashkëpunim dhe vullnet maksimal për një implementim të suksesshëm të vendimit "Për miratimin e Strategjisë për edukimin zgjedhorë të shtetasve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015" si dhe vendimit, "Për miratimin e Strategjisë së trajnimit të komisioneve zgjedhore të niveleve të dyta dhe të treta, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015.