Monitorimi i Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor Parësor në Shqipëri

Qëllimi kryesor i këtij studimi ishte investigimi i qendrave të kujdesit shëndetësor parësor në Shqipëri, përmes përzgjedhjes statistikore të një numri prej tyre me një tolerancë gabimi prej 3.6 % për qendrat shëndetësore kryesore dhe 4.3 % për ambulancat. Studimi kishte qëllim të angazhonte qytetarët shqiptarë në kryerjen e këtij investigimi si pala më e interesuar që shërbimi parësor shëndetësor të jetë në nivel të lartë. Studimi u bazua në një pyetësor, për plotësimin e të cilit u përgatitën përmes trajnimeve rreth 570 vëzhgues. Kampioni përfaqësues u përzgjodh nga të dhënat e marra nga Ministria e Shëndetësisë dhe Drejtoritë e Shëndetit Publik në të dymbëdhjetë qarqet. I gjithë informacioni u plotësua brenda një dite e u mblodh e përpunua në sistemin sofware të krijuar posaçërisht për këtë vëzhgim brenda tre ditëve falë angazhimit të tridhjetë operatorëve të instaluar në Tiranë. Ky studim përmban të dhëna të rëndësishme në lidhje me funksionimin e qendrave të kujdesit parësor shëndetësor, analizë në lidhje me pikat e dobëta e të fora të sistemit parësor shëndetësor në Shqipëri dhe rekomandime për Ministrinë e Shëndetësisë, vetë qendrat shëndetësore, Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) si dhe organizatat e shoqërisë civile Shqiptare.

 

Shkarko dokumentat:

pdfKZLN-StudimiKerkimor-AL.pdf1.48 MB

pdfStudimiKerkimorPyetesori-AL.pdf497.98 KB