• Final-ConferenceZV2015
  • Rezultate-infografike-01

Njoftim për shtyp - Koalicioni për Zgjedhje të Lira dhe të Ndershme dhe Demokraci të Qëndrueshme do të monitorojë Performancën e Qendrave Shëndetësore në të gjithë Shqipërinë

kzln-header

Tiranë, më 1 gusht 2014 - Koalicioni për Zgjedhje të Lira dhe të Ndershme dhe Demokraci të Qëndrueshme (KZLDQ) starton projektin për monitorimin e qendrave shëndetësore. Projekti parashikon vëzhgimin e aspektit operativ dhe teknik të qendrave shëndetësore dhe degëve të vogla në varësi të tyre si dhe hartimin e rekomandimeve për Ministrinë e Shëndetësisë për përmirësimin e shërbimeve mjekësore për qytetarët shqiptarë.

"KZLDQ është një Koalicion jo-partiak, i pavarur, i themeluar fillimisht për të nxitur pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje dhe vëzhgimin e procesit zgjedhor. Megjithatë, ndërkohë ne kemi zgjeruar misionin tonë dhe fushën e aktivitetit, duke synuar të përdorim mjetet e monitorimit të zgjedhjeve dhe metodologjinë për demokratizimin e mëtejshëm të shoqërisë shqiptare dhe adresimin e nevojave të qytetarëve shqiptarë ", tha znj. Erjona Mulellari, Drejtore Ekzekutive e KZLDQ.

Koalicioni për Zgjedhje të Lira e të Ndershme dhe për Demokraci të Qendrueshme do të vëzhgojë performancën e qendrave shëndetësore në të gjithë Shqipërinë.

header

PËRSHKRIM I SHKURTËR I PROJEKTIT

Koalicioni për Zgjedhje të Lira e të Ndershme dhe për Demokraci të Qendrueshme (KZLNDQ) do të ushtrojë parimet statistikore të vëzhgimit, tashmë të zbatuara në qershor 2013 me rastin e zgjedhjeve parlamentare, për monitorimin e performancës së qendrave shëndetësore në të gjithë Shqipërinë. Metodologjia që do të përdoret nuk është shumë e ndryshme nga ajo e përdorur për monitorimin e zgjedhjeve (ose e njohur ndryshe si Vëzhgimi me Baza Statistikore) që është një mjet i fuqishëm që do t'i lejojë organizatës të kryejë një monitorim të besueshëm të qendrave shëndetësore dhe degët e tyre të vogla duke krahasuar shërbimet përkatëse në qendra të ndryshme shëndetësore për të gjithë Shqipërinë.

Si do të funksionojë?

KZLN do të pozicionojë 550 vëzhgues të palëvizshëm në çdo qendër shëndetësore apo degë të tyre sipas modelit/mostrës e cila do të jetë përfaqësuese në të gjithë Shqipërinë. Vëzhguesit do të jenë prezent në qendrat shëndetësore përgjatë gjithë orarit të punës së një qendre shëndetësore dhe do të mbledhin informacionin e përshtatshëm që do e lejojë KZLNDQ të vlerësojë performancën e qendrave shëndetësore. Monitorimi i qendrave shëndetsore do të ndodhë në një ditë gjatë muajit Tetor, 2014.

Raport përfundimtar - Zgjedhjet Parlamentare 2013

KZLN-logoFinal-al

Zgjedhjet Parlamentare 2013 patën një mbarëvajtje kryesisht të suksesshme dhe ndihmuan në lehtësimin e një tranzicioni politik paqësor dhe të pakontestuar. Zgjedhjet e 23 qershorit dhe përmbushja e standardeve të pranuara ndërkombëtare do të nxisin më tej integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Koalicioni për Zgjedhje të Lira dhe të Ndershme (KZLN) vëzhgoi Zgjedhjet Parlamentare të 23 qershorit duke analizuar punën dhe vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në periudhën parazgjedhore – me fokus të veçantë në përfaqësimin politik të grave dhe të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe Ditën e Zgjedhjeve, duke dërguar 350 vëzhgues të palëvizshëm në një kampion të rastësishëm dhe përfaqësues qendrash votimi në Qarkun e Tiranës, si dhe 100 vëzhgues jashtë Tiranës. KZLN vëzhgoi gjithashtu procesin e numërimit në të 18 qendrat e numërimit (VNV) në Qarkun e Tiranës.

Lexo raportin e plotë

pdfKZLN_Raport perfundimtar_ Alb_ 18 Jul_ Final.pdf1.22 MB18/07/2013, 12:00