• Final-ConferenceZV2015
  • Rezultate-infografike-01

Njoftim për Shtyp për Pjesën e parë të Proceseve të Ditës së Zgjedhjeve

Tiranë, më 21 qershor, ora 17:00 – Koalicioni për Zgjedhje të Lira e të Ndershme e Demokraci të Qendrueshme (Koalicioni) prezantoi gjetjet e vëzhgimit të procesit të pjesës së parë të ditës së votimit, të cilat pasqyrojnë situatën në të gjitha Qendrat e Votimit në mbarë vendin.

"Bazuar tek informacioni i marrë nga vëzhguesit jo-partiakë të Koalicionit, pjesa e parë e Ditës së Zgjedhjeve vazhdoi në një mënyrë të rregullt, me përjashtim të pak incidenteve të izoluara" – tha znj. Mirela Bogdani, eksperte ligjore e KZLNDQ-së.

Incidentet e izoluara të raportuara nga vëzhguesit e KZLNDQ-së deri në orën 14.00 ishin:

Njoftim për Shtyp rreth Hapjes së Qendrave të Votimit - 21 qershor 2015

Tiranë, më 21 qershor, ora 10:00 – Koalicioni për Zgjedhje të Lira e të Ndershme e Demokraci të Qendrueshme (Koalicioni) prezantoi gjetjet e vëzhgimit të procedurave të hapjes së qendrave të votimit, që pasqyrojnë situatën në të gjitha Qendrat e Votimit në mbarë vendin.

KZLNDQ ka shpërndarë 1000 vëzhgues të palëvizshëm e të paanshëm sipas një kampioni të rastësishëm dhe përfaqësues në të gjithë Shqipërinë si dhe në bashkitë e Tiranës, Shkodrës, Durrësit dhe Himarës. Kjo metodologji i mundëson Koalicionit ekstrapolimin e gjetjeve të vëzhgimit për të gjithë vendin në përgjithësi si dhe më vete për katër bashkitë e përmendura. Të dhënat cilësore të KZLNQD-së kanë nivel besueshmërie prej 95 %, me marzh gabimi prej
+/- 4 % në rang kombëtar.

"Bazuar në informacionin e marrë nga vëzhguesit jopartiake, hapja e Qendrave të Votimit në nivel kombëtar në përgjithësi u krye në mënyrë të rregullt me perjashtim të disa vonesave dhe problemeve procedurale" – tha Mirela Arqimandriti, Drejtuesja e Projektit të Zgjedhjeve të KZLNDQ.

Raporti i dytë i ndërmjetëm, “Vëzhgimi i zgjedhjeve lokale te 21 qershorit 2015”

Në 22 maj 2015 Koalicioni për Zgjedhje të Lira, të Ndershme dhe për Demokraci të Qëndrueshme stacionoi 90 vëzhgues afatgjatë (VAGJ) për secilin nga 90 Zonat e Administrimit Zgjedhor (ZAZ) për të vëzhguar procesin parazgjedhor të Zgjedhjeve Lokale të 21 Qershorit 2015. Gjetjet kryesore lidhur me punën e administrates zgjedhore, mbarëvajtjen e fushatës zgjedhore, punën e institucioneve publike dhe abuzimit me burimet administrative për periudhen 7 qershor deri me 13 qershor janë si më poshtë:

Lexo raportin 

Lexo planin e ditës së zgjedhjeve